Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si duhet vepruar për ti rënë në sy një femër  Empty Si duhet vepruar për ti rënë në sy një femër

Sat 1 Oct 2011 - 19:07
Message reputation : 100% (1 vote)
Si duhet vepruar për ti rënë në sy një femër  Image-articolo-ho-cambiato-faccia-sono-innamorata
Evitoni shqetësimin .Te femrat e bukura duhet të kapësh pas strategjisë …sportive. “Silluni sikur të jeni në terrenin tuaj”. Mënyra më e mirë që të mos refuzoheni nga një femër seksi është që të mos tregosh hapur se ‘vdes’ pas saj. Evito telefonatat e shpeshta dhe dëshirën për ta martuar që në takimin e parë.



Bëje të pasigurt

Gabimi më i madh i të gjithë meshkujve kur bëhet fjalë për ndjenjat është se ato i shprehin shumë qartë. Në këtë rast zhduken befasitë dhe kënaqësia. Mos u bëni gjithmonë meshkuj të dëgjueshëm të cilët në çdo thirrje janë gati, bëjeni të mendojë dhe të pyes se me kë ishit në ato momente. Bëjeni të jetë e pasigurt dhe me të vërtet do të ktheni vëmendjen e saj te ju.

Hidhuni në aksion
Në një rast kur një femër e bukur ka flirtuar gjatë me ju, mos e lejoni të tejzgjatjet ai vështrim. Një bukuroshe do të kthejë kokën në anën tjetër dhe do të kërkonte një mashkull me më shumë guxim dhe sigurisht që të gjithë do të donin të ishin pranë saj. Bëjeni hapin e parë dhe tregohu se je një person me vetëbesim, i dashur dhe ai i duhuri.

Bëje të mundohet
Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat për të cilat nuk mundohen. Në fakt kështu është me vajzat e bukura, të cilat i bëjnë meshkujt t’ju bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe i pëlqen, do ju kushtojë shumë dhe do jeni i pa vlerësuar dhe shumë shpejt edhe do ju japë notën minimale të vlerësimit. Bëjeni që ajo t’ju telefonojë më shumë se ju atë dhe kërkoni ndonjë shërbim të vogël që të mundohet. Sa më shumë që të mundohet, aq më shumë do të ju vlerësojë.

Bëhuni kreativ
Femrat e bukura gjithmonë janë të rrethuara nga meshkujt. Kujdes, nëse takon një femër të tillë bëhu kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barsoleta, që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftojeni për kafe në një vend ku nuk shkon për ditë. Vetmia krijon intimitet dhe njëkohësisht sukses.

Bëhu mashkulli, që e di çfarë dëshiron
Bukuroshet duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për ketë arsye, kur të vini në një rast të tillë, paraprakisht mendoni çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e sillni në pozicion të atillë që ajo të marrë vendime.femina.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si duhet vepruar për ti rënë në sy një femër  Empty Re: Si duhet vepruar për ti rënë në sy një femër

Sat 22 Oct 2011 - 14:05
Teoria me e sakte eshte ajo e zemres.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi