Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkodër, 4 persona mbeten të plagosur në dy aksidente të ndryshme Empty Shkodër, 4 persona mbeten të plagosur në dy aksidente të ndryshme

Mon 3 Oct 2011 - 14:31
Shkodër, 4 persona mbeten të plagosur në dy aksidente të ndryshme Aksident11
Dy aksidente rrugore janë bërë shkak për plagosjen e katër personave në Shkodër. Sipasd burimeve zyrtare nga policia mësohet se aksidenti i parë ka ndodhur në kryqëzimin e lagjes “Skenderbeg”, kur dy automjete të parkuara në anë të rrugës janë goditur nga një mjet i tretë, i cili po qarkullonte me shpejtësi.
Si pasojë e përplasjes të automjetit tip “Benz” me një autoveturë dhe një furgon, ka mbetur i plagosur drejtuesi i benzit, ndërkohë që dëmet në të tre automjetet e përfshira në aksident janë të konsiderueshme .

Aksidenti i dytë ndodhi në aksin rrugor të hyrjes së qytetit në drejtim të sheshit “Isa Boletini”. Në vendin e rreth rrotullimit, dy autovetura që udhëtonin në drejtime të ndryshme, janë përplasur. Përveç dëmeve të mëdha materiale, përplasja shkaktoi plagosjen e drejtuesve të këtyre automjeteve, si dhe të një pasagjeri që udhëtonte me to.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjet ndërsa të lënduarve po u jepet ndihma në spital.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi