Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burgjet plotësojnë 3 kërkesa, të dënuarit vazhdojnë grevën në Fushë Krujë Empty Burgjet plotësojnë 3 kërkesa, të dënuarit vazhdojnë grevën në Fushë Krujë

Tue 4 Oct 2011 - 15:18
Burgjet plotësojnë 3 kërkesa, të dënuarit vazhdojnë grevën në Fushë Krujë Burgu_fushe_kruje-300x220
Tirane – Lajmifundit – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot me anë të një deklarate në lidhje me greëvën e urisë që po zhvillohet në burgun e Fushë Krujës nga 60-70 persona të dënuar.
Në zbatim të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, nr. 303 datë 25/03/2009, e ndryshuar, si dhe bazuar në Rregulloren e Brendshme të Institucionit të Vendimit Penal Fushë-Krujë, miratuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë nr. 161/1 datë 07/06/2010; me qëllim marrjen e masave për reduktimin e shpenzimeve operative të institucionit dhe rritjen e elementëve të sigurisë; Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një sërë masash që konstatonin:
1. Përcaktimin e një norme ushqimore që do të lejohej të futej në regjimin e brendshëm nga familjarët për personat me liri të kufizuar;
2. Lejimin e një mjeti të komunikimit, 1 televizor, 1 manjetofon, 1 digitalb, për çdo qeli
dhe jo më shumë
3. Lejimin e një pajisje freskuese dhe ngrohëse për dhomë. Marrja e këtyre masave nuk u mirëprit nga disa persona me liri të kufizuar të IEVP Fushë-Krujë, të cilët prej dy ditësh refuzuan të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni dhe ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët.
Deri më datë 04/10/2011, personat me liri të kufizuar që kanë refuzuar ushqimin e institucionit nuk kanë nënshkruar asnjë peticion për grevë urie, në mënyrë që institucioni të marrë masat kundrejt dispozitave ligjore në fuqi “Për zhvillimin e grevave të urisë”. Në të njëjtën kohë, refuzuesit e ushqimit kanë vazhduar normalisht takimet me familjarët e tyre.
Nga informacionet e përcjellja nga stafi i IEVP Fushë-Krujë, numri i personave që kanë refuzuar të marrin ushqimin e institucionit është ulur dhe gjendja paraqitet normale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi