Gjirokastër, kapen 18 kg drogë, trafikanti i ikën policisë, bën aksident
Sun 9 Oct 2011 - 14:18
Gjirokaster – Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 18 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar në një automjet në dalje të fshatit Vrisera pranë pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër dhe kishte për destinacion Greqinë.
Policia Kufitare e Gjirokastrës deklaroi se automjeti që transportonte drogën ra në grackën e bluve mbrëmë rreth orës 23.30 ndërsa një automjet i policisë kufitare u vu në ndjekje të saj duke bërë të mundur edhe ndalimin e automjetit.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi drejt fshatit Llongo dhe pas disa minutash nga shpejtësia e madhe ra në një kanal në vendin e quajtur Çeçem, në aksin rrugor Vrisera-Llongo.
Pas kësaj, drejtuesi i automjetit doli nga makina dhe u largua me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe moti shumë i keq po njëri prej transportuesve të drogës 24-vjeçari Vilson Kalemi u kap gjatë orëve të natës në thellësi të fshatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e kapur u konstatua një çantë e madhe shpine me 15 pako të mbështjellla me natriban e të mbushura me lëndë narkotike marijuanë.
Pas hetimeve rezultoi se çanta me marijuanë i përkiste shtetasit Vilson Kalemi, i cili ishte pasagjer në automjetin e ndaluar, ai u arrestua nga uniformat blu sapo tentoi të largohej.
Pas kapjes së Vilson Kalemit lindur në Skrapar dhe banues në fshatin Arshilengo të rrethit Gjirokastër policia kufitare shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit, e shtetasit 24-vjeçarin Armando Azisi, lindur në Tepelenë dhe banues në fshatin Arshilengo të rrethit Gjirokastër.
Operacioni vijon intensivisht, ndërkohë që dy personat janë nën akuzë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së drogës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi