- Ajo...Princeshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 21467
Hobi : .
Vendndodhja : Te shpia Re
Anetaresuar : 29/05/2011
Uji dhe lëkura e thatë
Fri 14 Oct 2011 - 21:59
Nëse deri tani keni menduar se uji ndihmon në trajtimin e lëkurës së thatë, do të zhgënjeheni! Është pikërisht e kundërta!Uji i cili bie kontakt me lëkurën, avullon dhe merr me vete edhe lipidet (yndyrat) e lëkurës të cilat njihen me emrin e përbashkët faktori hidratues natyror.Sa më shumë dhe më shpesh ujë bie në kontakt me lëkurën, aq më tepër thahet ajo (kur lipidet natyrale nuk zëvendësohen). Përsa kohë uji është i domosdoëshëm për larjen, si mund të lahemi pa shkaktuar tharje të lëkurës?Ndiqni këshillat e mëposhtme:
Temperatura e ujit duhet të jetë e vakët – uji i nxehtë merr me vete më shumë lipide eliminon ai nga lëkura;
Uji duhet të qëndrojë sa më pak në kontakt me lëkurën – evitoni dushe të gjatë, të nxehtë në se keni lëkurë të thatë;
Përpiquni të evitoni përdorimin e panevojshëm të sapunit për larjen e trupit. Është OK të përdorësh sapun vetëm për vendet e lëkurës që djersitin më shpesh;
Në se nevojitet, përdorni sapun të cilësuar “për lëkurë të thatë”, i cili të ketë në përbërje emolientë që zëvendësojnë lipidet e humbura të lëkurës;
Përdorimi i xhelit anti-bakterial për larjen e duarve nuk shkakton tharje sepse alkooli nuk ndërvepron me lipidet e lëkurës;
Gjatë tharjes mos e fërkoni fort peshqirin – mjafton të absorboni ujin në sipërfaqen e lëkurës;
Përdorni hidratues në lëkurë menjëherë pas çdo kontakti me ujin.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi