Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur mirësjellja mund të vrasë Empty Kur mirësjellja mund të vrasë

Sat 15 Oct 2011 - 21:30
Kur mirësjellja mund të vrasë Genjeshter-300x225
genjeshter 300x225 Kur mirësjellja mund të vrasëShumë prej nesh preferojnë të thonë një gënjeshtër, atëherë kur e vërteta është e sikletshme dhe mund të godasë ndienjat e një njeriu tjetër.

Megjithatë, një studim i ri tregoi se një gënjeshtër e tillë, në disa raste mund të shndërrohet në vdekjeprurëse për personit të cilit “i kursejmë” realitetin.

Kështu, ka ndodhur që mosthënia e një kritike apo të vërtetë të pakëndshme nga një ndihmës pilot të ketë sjellë aksidente tragjike, vdekjen e pacientëve kur infermierja nuk ka guxim t’i thotë doktorit se e ka gabim dhe qindra raste të tjera fatale.

Një artikull i publikuar të enjten në “Current Directions of Psychological Science” shpjegon se ajo që ne e quajmë “politesë”, në rastet e tepruara, mund të ketë pikërisht këto pasoja fatale.

Një prej autoreve të këtij studimi, Jean-Francois Bonnefon, i Universitetit të Tuluzës në Francë, u shpreh: “Përdorimi i një gënjeshtre për të mos thënë një të vërtetë të pakëndshme nuk është i rekomandueshëm, pasi truri i njeriut mund të hyjë në një spirale sjellje të tillë, e cila është provuar se mund të bëjë që ai të tolerojë me “politesë” edhe situata potencialisht të rrezikshme”.

Në rastet më klasike, kjo situatë shikohet në raportet e punës, kur për shkak të hierarkisë, shumë punonjës zgjedhin të mos thonë shumë gjëra, që mund të prekin shefat e tyre.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kur mirësjellja mund të vrasë Empty Re: Kur mirësjellja mund të vrasë

Wed 30 Nov 2011 - 17:32
...kur nuk ta dine!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi