Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krijohet lozha e madhe Masonike e Shqipërisë Empty Krijohet lozha e madhe Masonike e Shqipërisë

Sat 15 Oct 2011 - 22:02
Krijohet lozha e madhe Masonike e Shqipërisë 98746769

Duke filluar nga dita e sotme edhe në Shqipëri është krijuar lozha e madhe masonike.

Zyrtarizimi saj është bërë në një deklaratë për shtyp e Elton Cacit, mjeshtër i llozhës shqiptare, por edhe e disa të ftuarve nga llozhat e masone në Shtetet e Bashkuara dhe Italisë. Caci thekoi se hapja në këtë periudhë e llozhës shqiptare, përkon me krijimin e kushteve të duhura politike dhe sociale. Ndërkohë që puna kishte disa vite që kishte filluar.

Ndërsa i ftuari i veçantë në këtë ngjarje, Tomas Xhekson, sekretar ekzekutiv i konferencës të lozhave të mëdha Masonike, tha se krjimi i kësaj llozhe është me rëndësi për shqiptarët pasi do kontribuojë në promovimin e demokracisë dhe tolerancës, raporton News24.

“Ne duam te marrim disa qytetarë të mirë shqiptarë dhe t’i bëjmë më të mirë për të kontribuar në evoluimin e shoqërisë shqiptare. Ne jemi aty ku ka demokraci . Do të kontribuojmë në përhapjen e parimeve demokratike. Në Shqipëri kemi njerëz të rinj që nuk janë përfshirë në regjimin e vjetër, dëshironim ti jepnim një freski kësaj llozhe. Më duhet të theksoj se kjo nuk është një parti politike”, deklaroi Tomas Xhekson, sekretar ekzekutiv i konferencës të lozhave të mëdha Masonike. /KOHA/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi