Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çiljeta pendohet që këndoi për “Alenaca kuq e zi” Empty Çiljeta pendohet që këndoi për “Alenaca kuq e zi”

Sun 16 Oct 2011 - 1:57
Çiljeta pendohet që këndoi për “Alenaca kuq e zi” Ciljeta-e-berisha1-300x228 Çiljeta sqaron arsyet e pjesëmarrjes në koncertin e “Aleancës kuq e zi” në New York, e cila u komentua keq nga pd-istat.
E ndodhur për një tur koncertesh në SHBA, të cilin menaxheri i saj e kishte planifikuar shumë kohë më parë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga është gjendur pa plan në aktivitetin që “Aleanca kuq e zi” ka organizuar pak ditë më parë në New York. Kolegja e saj, Genta Ismajli, me të cilën Çili është bashkë nëpër koncerte, nuk mund të mungonte kurrsesi në këtë aktivitet, pasi ajo është një nga këngëtaret që është përzgjedhur për të kënduar himnin e kësaj lëvizjeje. E natyrisht nuk mund të mungonte Çiljeta, e cila performoi këngë nga repertori i saj para qindra shqiptarëve me banim në New York. Kaq ka mjaftuar që mijëra kilometra larg vendit ku po këndon dhe argëtohet Çili momentalisht, pra në Tiranë, të fillojnë komentet për këtë pjesëmarrje të anëtares së asamblesë së PD-së në një aktivitet të asaj force politike që kryetari i partisë së Çiljetës e quan “Aleanca faqezi”.
Kur të afërmit i rrëfyen Çiljetës për komentet e Tiranës, ajo u mërzit shumë dhe donte që të sqaronte gjithçka nëpërmjet gazetës sonë. Ja çfarë na rrëfeu ajo…
Çiljeta, ti pak ditë më parë u bëre objekt diskutimi për pjesëmarrjen në paradën që organizoi “Aleanca kuq e zi” në New York. E kishe të planifikuar?
Unë kam ardhur në SHBA për të realizuar katër koncerte, ndërkohë që pjesë e aktivitetit të “Aleancës kuq e zi” u bëra fare rastësisht. Nuk kisha si të refuzoja të këndoja para shqiptarëve të New York-ut dhe natyrisht që shkova. Por unë nuk e dija fare se kush e organizonte këtë festë, nuk ia kisha fare idenë.
Pra ti nuk kishe dijeni që bëhej fjalë për “Aleancën kuq e zi”?
Ju betohem që nuk e dija. Vetëm kur më mori mamaja në telefon dhe më tregoi se si ishte komentuar pjesëmarrja ime aty, e kuptova çfarë kisha bërë.
Pse, çfarë kishe bërë?
Kisha kënduar në një koncert të organizuar nga disa persona, që po ta dija, do t’i kisha refuzuar. Por siç ju thashë, nuk kisha planifikuar asgjë. Unë shkova thjesht për të kënduar për shqiptarët atje, madje as nuk jam paguar fare për atë punë që bëra.
Po çfarë të keqe ka të këndosh në një aktivitet të “Aleancës kuq e zi”?
Po si nuk ka?! Unë jam pjesë e Partisë Demokratike dhe qëndrimi i kësaj partie ndaj “Aleancës kuq e zi” dihet tashmë, dhe unë e mbështes atë qëndrim.
Pra, edhe ti mendon se ata janë “Aleanca faqezi”?
Natyrisht që po. Prandaj dhe më erdhi keq që u bëra padashje pjesë e aktivitetit të tyre, sepse unë nuk mund të këndoj kurrë për tradhtarët e partisë sime.
Po pse tradhtarë të partisë sate?
Sepse, pavarësisht se kush del në krye të asaj force sot, dihet se partia e kujt është, dhe unë nuk dua të kem të bëj me tradhtarë, qoftë edhe për të kënduar një këngë.
Po ti je artiste, a nuk të duket se politika është në qënien tënde më e fortë se muzika?
E pranoj që është dhe më vjen mirë për këtë. Unë i jam përkushtuar idealit të Partisë Demokratike derisa të jem gjallë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi