Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Ermela e zhgënjyer nga Big Brother Empty Ermela e zhgënjyer nga Big Brother

Mon 17 Oct 2011 - 16:10
Ermela e zhgënjyer nga Big Brother Ermela-mezuraj
Ish-banorja e Big Brother Albania, Ermela, është shprehur tejet e zhgënjyer me mungesën e ofertave dhe pa mundësinë e realizimit të ëndrrës së saj për të shpërthyer në botën e televizionit, përkundër faktit se ajo i ka fituar 100 mijë eurot e spektaklit.
Edhe pse shpresoi se do të ishte prezantuese në ndonjë nga televizionet e mëdha shqiptare, në pritje të sezonit të ri artistik, kjo nuk ndodhi edhe pse tratativat nuk munguan. Tani zhgënjimi duket ta ketë kapluar Ermelën e cila thotë se Big Brother nuk ndryshoi dhe aq jetën e saj, teksa shprehet se asaj i intereson vetëm të gjejë një punë duke refuzuar të flasë për Panoramën rreth jetës së saj private.

“Jam në kërkim të një pune që të më pëlqejë, që ta bëj me pasion dhe natyrisht televizioni mbetet prioritet. Jam në momentin që më duhet ta normalizoj jetën time, pasi edhe pse askush nga ish-banorët e Big Brother se pranon, të kalosh një eksperiencë të tillë nuk është e lehtë”.

“E pranoj, që të gjithë jemi përballur me një realitet të ri pas daljes nga ajo shtëpi. Të mësuar me lojën dhe strategjitë për të fituar, kur dolëm ramë në një heshtje totale, aq sa na dukej sikur nuk ndodhte asgjë më. Realisht thënë, kur nuk ndodh asgjë, nuk ndihesh mirë”, theksoi bukuroshja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi