Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Banana-skulptori japonez Empty Banana-skulptori japonez

Tue 18 Oct 2011 - 23:54
Banana-skulptori japonez 730
Artisti japonez Keisuke Yamada u bë i famshëm në mbarë botën pasi postoi në internet fotografitë e skulpturave prej bananes.
Ai përjetësoi në banane personazhe si Marge Simpson, Davy Jones nga filmi Pirati i Karaibeve dhe Elvis Presley. Një punim tjetër interesant është “Banana-Holiday”, ku shihet një banane duke pushuar nën hijen e një palme në një karrige plazhi dhe me një koktej në dorë.
Ai tash është duke bërë përpjekje për të rikrijuar skena nga martesa e Princit William dhe Dukeshës së Cambridgeit, shkruan Metro. Por Yamada nuk është inspiruar vetëm nga personalitetet e famshëm dhe ata fiktiv. Ai ka “gdhendur” banante ku ka paraqitur perëndinë greke të Poseidonit.
Në njërin nga punimet më inventive të artistit, perëndia greke shihet në një pozim mbretëror i rrethuar nga kuajt-banane derisa ai mban në dorë një skeptër. 23 vjeçari thotë se nuk ka vend për gabime – megjithatë ai duhet të kompletojë secilën vepër arti për gjysmë ore para se banania të fillojë të kalbet.
Ai përdor kruese dhëmbësh dhe lugë për t’i dhënë formë bananes, e bën një fotografi – e më pas e han bananen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi