Nusja ia shpëtoi jetën dhëndrit ditën e martesës
Wed 19 Oct 2011 - 0:34
Nusja Debbie Airey nuk e kishte paramenduar kurrë se dita më e lumtur e jetës së saj-ajo e martesës–do të shndërrohej edhe në ditën më dramatike të jetës së saj.
Pasi kishte lidhur kurorë me bashkëshortin e saj Paul ai papritmas humbi ndjenjat. Paul nuk po ndihej mirë pas dasmës kështu që Debbie e qoi në shtëpi dhe e vendosi në shtrat.
Shpejtë ai filloi të mos marr frymë, ndërsa Debbie thirri ndihmën e shpejtë dhe me ndihmën e udhëzimeve të tyre nëpërmjet telefonit ngjalli bashkëshortin.
Pastaj erdhi ndihma e shpejtë e transferoi dhëndrin në spital ku mjekët ia stabilizuan gjendjen.
Nuses Debbie i thanë se dhëndëri Paul kishte qenë vetëm disa minuta larg vdekjes dhe ajo ia kishte shpëtuar jetën. “Mjeku më tha se ai me siguri do të kishte vdekur para se të arrinte ndihma e shpejtë sikur të mos e kisha ngjallur unë. Mbeta e shokuar gjatë tërë kohës, por po ashtu kam qenë e vendosur të mos mbetem e vejë ditën e dasmës”, tha Debbie.
Paul një vit para dasmës kishte pësuar një aksident trafiku dhe ende po përdorte ilaçe. Në ditën e dasmës mori një dozë të madhe e cila me siguri do ta mbyste sikur të mos kishte qenë afër tij Debbie. Pas disa javësh, pasi Paul u shërua çifti organizoi një dasmë tjetër për të festuar shërimin e dhëndrit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi