Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Manaxhimi i konfliktit. Empty Manaxhimi i konfliktit.

Thu 20 Oct 2011 - 19:44
Konflikti ndërmjet njerzëve në marëdhëniet e tyre shoqërore në familje e jashtë sal.

Konflikti:Nevojat,dëshirat dhe idetë e palëve në konlikt janë të kundërta.

Tipet e konflikteve:

1.Pseudokonfliktet.

Pseudokonflikti është i anes së jashtëme të fenomeve që ndodhin në lidhjet shoqërore,ai nuk është i vërtetë.

Janë dy lloj pseudokonfliktesh:

a.Konfliktet që vijnë nga shpotia dhe tallja në mënyrë të përsëritur me qellim mërzitjen,nxehjen dhe prishjen e humorit të tjëreve.Këta njerëz kenaqen duke shkaktuar dhimbje psikologjike tek të tjëret .

b.Konliktet që vijnë nga mospranimi dhe kundërshtimi i paargumentuar i informacionit që jep njëra palë.

2.Konflikti i vlerave.


Konliktin i vlerave mund ta përkufizojmë:

Bindjet e ngulitura të njerzëve se çfarë është “e mirë” dhe çfarë ësht e “e keqe” janë në kundërshti.

Konfliktet e vlerave janë konfliktet më të vështira për tu manaxhuar.

Në shumë tema të miat këtu në Formin Virtual janë shfaqur të dy llojet e konflikteve.Për ato të parat, nuk ja vlen barra qëranë ti disktujojmë ndërsa për të dytat po ndalem pak.

Një nga vlerat që unë kam bindje të plotë dhe i besoj asaj,është që popujt te cilët sot janë të përcarë nën mbulesën e kombeve dikur kanë qënë një popull i vetëm dhe me një gjuhë të vetmë.Për këtë unë kam argumentet e mia të bazuara në evolucionin gjuhësor njerëzor.Por jo të gjithë këtë e pranojnë sepse nuk kanë këtë bindje.

Në një drejtim tjetër sikur unë të thoshja për shëmbull që: “Shkelja e të drejtave elementare njerëzore ësht një veprim i cili duhet dënuar” të gjithë do ishin dakord.Por nëse do të thoshja që”Amerika bëri shumë mirë që sulmoi Serbinë për ceshtjen e Shqiptarëve” jo të gjithë do ishin dakord sidomos nga ta që janë me origjine jo shqiptare.Dhë nëse do ta vazhdoja të thosha “Që lufta është mjeti i vetëm për të vepruar kundër atyre që shkelin të drejta elementare njerezore” atëhere do të rritej numri i atyre që s’do ishin dakord.

Pse ndodh kjo?Sepse kemi bindje të ndryshme reth “paqes”,”luftës”,”të drejtat e njeriut”,”mënyrave të zgjidhjes se Konflikteve”.Ne kemi shkallëzime të ndryshme të vlerësimit të këtyre koncepteve dhe shkallëzime të ndryshme të rëndësisë së elementeve zgjidhës.Nëse do të vlerësonim si më kryesore “paqen” dhe për hir të kësaj të sakrifikonim një popull të tërë duke e lenë atë në dorë të vrasësit Shtet Serb atëhere ne jemi pozicionuar në një krah të asaj që ne e quajmë të “mirën” e përgjithshme të paqes europiane.Për disa të tjerë ky pozicionim është negativ sepse lejon të ndodhi një shkelje të drejtash për një grup popullsie nën mbulesën e një “paqeje” fallco,që në të vërtet hap rrug për ndodhje të mëtejshme të rastëve të ngjashme në vënde të ndryshme,në kohë të ndryshme.Kush ka të drejtë nga të dy palët?Unë mendoj se pala e dytë.

Po kështu mund të vazhdojmë në shume argumente reth kesaj pike.

Ne në thelb na duhet të njohim se cilat janë menyrat për të manaxhuar dhe shmangur konfliktin në jetën tonë të përditshme.Mendoj se mënyrat në mënyrë të permbledhur janë:

1.Ndalimi është mënyra më e thjeshtë për të zgjidhur konliktin.


Personat duhet të largohen psikologjikisht ose fizikisht prej konfliktit.Kjo metodë është mosvazhdimi I mëtejshëm nga të dyja palët sepse dikush dhuhet të jetë i fundit që të ndalojë.Ndalimi psikologjik ndodh kur njëra palë nuk mer parasysh se cfarë thotë pala tjetër dhe nuk i kundërpërgjigjet.

Të metat e kësaj metode janë që:

- ajo krijon një humbje situate sepse asnjëra nga palët nuk mund të arrijë në përfundimin se çfare ai ose ajo donte.

-marëdhëniet ndërpalëshe humbasin ose përkeqësohen dhe ngelen të tilla për një kohë të gjatë pas konfliktit.

-personat e perceptojnë konfliktin si shumë të rëndë dhe bëjnë përgjegjës njëri-tjetrin per sjelljen dhe qëndrimin e mbajtur.

Kjo metodë mund të quhet efikase kur lidhja shoqërore ose çështja që diskutohet nuk është e rëndësishme.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi