Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si sajoheshim për t'u dukur sa më bukur Empty Si sajoheshim për t'u dukur sa më bukur

Fri 21 Oct 2011 - 14:56
Si sajoheshim për t'u dukur sa më bukurSot, vishemi me fustan të shkurtër ose të gjatë, të gjerë ose të ngushtë, me krahë të gjatë ose të shkurtër , me ngjyrë të zezë apo të kuqe. Një larmishmëri ngjyrash dhe formash në veshje.Po para viteve ’90, cili ka qenë imazhi i femrës në Shqipëri? Cilat kanë qenë modelet më të preferuara të vajzave që përpiqeshin të visheshin bukur dhe me shije?Bardha Meçaj, rrobaqepëse që prej 1974-s, rikujton kërkesat e vajzave dhe grave në ato vite.“Copat gjendeshin me vështirësi. Kur vinte vajza, më shumë fliste e ëma se vetë vajza, ose kur vinte me vjehrrën, shumë pak dëgjohej zëri i saj. Copat e veçanta i gjenin nga marinaret që i blenin jashtë dhe i shisnin me çmime të shtrenjta”, shprehet Bardha.Edhe pse vajzat paragjykoheshin nga veshja, ato mundoheshin të imitonin artistët dhe këngëtarët e festivaleve, duke marrë edhe emrin e tyre.“Në një festival doli Vaçe Zela dhe kishte një fustan me jakë të hapur si libër. Vajzat e shihnin dhe ma kërkonin si model, derisa mori edhe emrin jaka Vaçe”, kujton rrobaqepësja.

Pavarësisht vështirësive për të gjetur modelet dhe skicat e tyre, kjo nuk kthehej në një fenomen të pamundur.

“Modelet i merrja nga revistat sovjetike dhe i kopjoja me letër kalk”, thotë Bardha.

Rrobaqepëset krijonin, por pavarësisht se ishte një periudhë gri kur veshjet shiheshin herë me ngjyra e herë herë bardhë e zi, kishte modele dhe sfilata modeste që po t’i shohim në ditët e sotme duken sa arkaike, aq edhe interesante.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Si sajoheshim për t'u dukur sa më bukur Empty Re: Si sajoheshim për t'u dukur sa më bukur

Fri 21 Oct 2011 - 22:43
si kinezet ,, te gjithe njesoj grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi