Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli  Empty Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli

Sun 23 Oct 2011 - 14:33
Tragjedi ne Moto GP. Një aksident i
frikshëm në xhiron e dytë të Cmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP i ka
kushtuar jetën pilotit italian të Hondës, Marco Simoncelli.


Pamjet e aksidentit janë të
frikshme: Simoncelli rrëzohet në pistë dhe në këtë kohë Colin Edwards
nuk ka mundur ta evitojë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe
duke e goditur në qafë.

Që në momentin e parë dukej se
situata ishte kritike: 24-vjecari i shtrirë në asfalt pa lëvizur dhe me
kaskën që i ishte hequr nga përplasja e fortë.

Doktori
Marco Russo, në deklaraten për Italia 1, deklaroi se “Simoncelli arriti
në spital me një arrest kardiak dhe shenjat e gomave në qafë”.

Marco Simoncelli po zhvillonte garën e tij të 149 në botëror. Është
shpallur kampion bote në kategorinë 250 cc në vitin 2008 dhe që nga viti
i kaluar garonte për Hondën në Moto GP.

Gara e Malajzisë u
ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe u pezullua përfundimisht disa
minuta më pas, gjë që bëri të mendohej për më të keqen.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi