Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Këtu është treg për fukaranë” (?!)  Empty “Këtu është treg për fukaranë” (?!)

Sun 23 Oct 2011 - 15:12
“Këtu është treg për fukaranë” (?!)  Tregu-300x199
Magdalena Alla

Janë katandisur ndër më të keqtrajtuarat. Pikërisht tregjet ku shiten dhe blihen gjërat më të rëndësishme të jetës; ushqimet që i fusim trupit. Shqipëria e 2011-ës, thënë troç, ble dhe ha ushqime sheshit. Mjafton t’i biesh rreth e përqark Tiranës, qytetit më përfaqësues të vendit tonë, dhe jo vetëm Tiranës, për të kuptuar se mbështillen me kaq shumë pluhur dhe bakterie me tepri, sidomos tregjet popullore, por jo pak edhe dyqanet e mbyllura. Duke u përcjellë më pas në ushqimet, trupin dhe shëndetin e shqiptarëve.



Mish dhe peshk sheshit

“Moj motër! Ne kemi ajrin katërfish të ndotur, po bëhemi kancerozë, e s’do t’ia dijë njeri, e ti merresh me pluhurin e pulave të mia në hell! ”, shpërthen me nervozizëm pronari i një prej qebaptoreve tek sheshi ‘Avni Rustemi”, ose siç njihet ndryshe Pazari i Ri. Njëri pas tjetrit në varg, si në Shqipërinë migjeniane piqen pula, koka qengji apo qofte, në ambient të hapur, të paizoluar, ndanë një rruge të pistë me ajër të ndotur e tymosur. Ngritur përpjetë nga gazrat apo pluhurat që lëshojnë makinat, këmbët e kalimtarëve, qentë e rrugës apo qymyri pjekës. Edhe një trotuar si mos më keq me njolla sterrë të zeza, sa nga qymyri, e sa nga balta, të shtresëzuara, ngjeshura, forcuara e të palara kushedi që kur. E kallaballëk njerëzish. Hanë aty, anës zhylit, tymit, mizave, të cilave po t’u shtosh edhe pamjet e mjeruara të tyre, konfiguron një pazar tipik popullor të varfër, i cili të kujton imazhe unike interneti nga tregjet në Kabul e shumë vende të Botës së Tretë. Kjo pamje e trishtueshme gëlon prej dekadash në një nga tregjet më të rëndësishëm të kryeqytetit shqiptar, por edhe anembanë vendit. Të tillë të ngjashëm janë prodhuar e shumëfishuar ngado, edhe pse ndonjëherë institucionet e higjienës kanë kërkuar mbylljen e tyre. Apo pushteti vendor dhe lokal kanë premtuar hapjen e tregjeve e thertoreve moderne me standarde. Fjalët i ka marrë era dhe pamja ka mbetur e njëjta.

‘Ke të drejtë! Në shtëpi nuk i lëmë kështu dhe as në dyqan nuk duhen lënë kështu. Kemi pasur xhama, por na thyheshin nga temperatura. Do blejmë të tjerë”, përgjigjet njëri nga tregtarët e pulave që piqen në hell në ambient të hapur e të ndotur anës rrugës. Gjen aty rrotull edhe mëlçi, bërxolla dhe pula të papjekura e të pagatuara nëpër kuti, pa kapakë, mbi banakë. “Nuk m’i ble njeri po t’i fus ushqimet në frigorifer apo banak. Nuk i shohin ose iu duken si jo të freskëta. Po fukarenjtë vijnë blejnë këtu”, thotë A.Cenoi, tregtar mishi, duke treguar dokumentet e kontrollit nga bashkia, që tregojnë se mishin e ka të vulosur nga veterineri, i cili i mbikëqyr gjithmonë. Me të tilla dokumente janë të pajisur të gjithë. Mishi kontrollohet e nëse rezulton me probleme hanë gjoba nga 10 mijë-50 mijë lekë. Kanë pasur dënime si në kohën e Ramës, edhe të Bashës, por për mishin në fazën fillestare, e jo se si katandiset ai gjatë gjithë ditës në pluhur. Në këtë pikë tregtarët vazhdojnë të jenë të pangacmuar fort, por edhe të pabindur. ‘Na vënë gjoba sa herë iu teket. Këtu na ngelën. Por kur ikin ne i nxjerrim prapë, se duam të ushqehemi edhe ne. Nuk shesim dot ndryshe. Por do na e mbledhin edhe neve. Ta shtyjmë sa ta shtyjmë!”, thonë pothuajse të gjithë me radhë.

Stafi i ri i Bashkisë së Tiranës nisi inspektimin e tregjeve dhe ambulantëve në një proces, të cilin e ka ndarë në pesë faza. Duke u krenuar me rezultatet paraprake për vendosjen e më shumë higjiene, së paku për mishin dhe peshkun, që nuk tregtohen më direkt në rrugë. Por prapë pluhuri, grerëzat dhe mizat sulmojnë ende mishin në dyqane e thertore, i cili më pas shpërndahet në mënyrë misterioze nga aty nëpër të gjitha kuzhinat e kryeqytetit, duke rrezikuar sëmundje dhe infeksione. ‘Nuk blejmë mish këtu”, thonë shumica e qytetarëve, të cilët pa e ditur mund të marrin të njëjtin produkt, të gatuar apo pagatuar, të shpërndarë diku tjetër për t’u shitur.

“Kushte më të mira? Të ble frigoriferë të mëdhenj unë? Po të kishim atë buxhet nuk rrinim këtu!”, thonë kasapët.

Afër mishit janë vendosur edhe dyqanet e peshkut. Peshqit gjenden ose tërësisht nëpër dyqane, por me dyer hapur, ose në ¾ brenda dhe gjithë faqja e murit e hapur anë rrugës, dmth jashtë. Por së paku, tregtarët e peshkut zakonisht e mbajnë të larë mirë trotuarin dhe rrugën përpara tyre, për t’u mbrojtur në këtë mënyrë së paku nga pluhuri.

Fruta-perime sheshit

Fruta-perime të freskëta, të thata apo frigoriferi, të paçara apo të çara, të pambushura apo të mbushura, shiten jashtë edhe ato, në anë të rrugëve kuturu gjithë pluhur të qytetit apo dhe në tregje po me pluhur. Më shpesh mbi disa arka ngritur nga toka, por edhe përtokë fare. Më të tmerrshme mes tyre duken turshitë e mbushura me salcra, të cilat s’mund të lahen, por edhe gjithçka tjetër që normalisht nuk duhet të shitet jashtë. Edhe arra, lajthi, bajame e me radhë, erëza të shumëllojshme apo edhe miell, edhe këto abuzivisht të hapura. Si në tregje të mëdha, ashtu edhe në tregje të vegjël lagjesh. “Eh, edhe ne në Napoli tani vonë i kemi ndaluar fruta-perimet që të shiten jashtë. Ndërsa artikujt e tjerë nuk shiten kurrsesi jashtë”, tregon italiani Francesco Capuzzio, i cili sapo ka hapur një restorant në Tiranë.

Tek tregu i Uzinës Dinamo, frutat nuk i prek dot me dorë, se të ngjisin keq duart. Aq keq, tek të gjithë tregtarët njëri pas tjetrit, saqë të vjen vështirë t’i vësh në gojë, edhe duke imagjinuar larjen e tyre. “Moj zonjë! Këtu jepen me shumicë. E kupton ti çfarë volum pune kemi. Merri laji!”, përgjigjet me arrogancë tipike një shitës. ‘Por as fruta-perimet nuk duhen shitur në ambient të hapur”, thotë higjenisti Shaban Kamberi.

Edhe bulmeti sheshit

Rreziku më i madh pas mishit dhe peshkut qëndron tek bulmeti. Djathi, gjiza, gjalpi, salcrat e kosit futen tek ushqimet më sensitive, pasi nuk mund të lahen. Në tregje, minimarkete dhe supermarkete bulmetrat rezultojnë më të mbrojturat. Të vendosur zakonisht në frigoriferë-banakë. Këto të mbyllur nga jashtë në tre anë dhe non stop të hapur nga përbrenda. E hera-herës i gjen të mbyllur krejtësisht, e hapen atëherë kur duhet, vetëm kur porosit të blerë dikush.

Në tregje popullore, sapo largohen inspektorët e bashkisë, kutitë me salcë kosi, turshi, reçel, liko nxirren nga banaku, hapen kapakët dhe lihen përsëri zbuluar. Por ndodh paradoksi që pikërisht kështu shiten dhe jo në të kundërtën. “Nuk shesim po t’i lëmë brenda”, ripërsërisin tregtarët.

Pa llogaritur rastet alarmante kur fshatarët shesin bulmet nëpër qese plastike kancerogjene apo kova, të lëna hapur e mbështetura direkt në rrugë, pa minimumi asnjë këmbalec mbështetës. “Ja, sa bleu njëra, ndaj e kam lënë djathin hapur”, përpiqet të justifikojë një fshatare që shet direkt djath në rrugë. E të cilës pak më vonë ia gjen qesen sërish hapur…

“Fukarai i vdekur është. Këtu është treg për fukaranë!”, thotë.

Pambuluar edhe në dyqane

Janë shumë më mirë, sepse së paku ushqimet janë brenda në dyqan. Por ushqime të gatshme, gjysmë të gatshme, të pambuluara ka edhe brenda katër mureve. Të të gjitha llojeve. Zakonisht do ta gjesh një kovë me ullinj, që sado qese të ketë përsipër, del që e kanë harruar hapur. Mu buzë derës së dyqanit, gjithashtu të hapur anë rrugës. Mbi banak reçel, byrekë, ëmbëlsira, gjjithashtu të pambuluara pa kurrëfarë problemi.

T’i lash apo jo me sapun

Dikur këshillohej fort: “Lani frutat dhe perimet me ujë dhe sapun!”. Tani edhe këtë e dëgjon rrallë e më rrallë. Pjesa më e madhe e njerëzve as i lajnë frutat apo perimet me sapun, edhe pse ndotja është shumëfishuar. “Pse me sapun i lakërke frutat ti?!”, pyesin rëndom të habitur. ‘Ullinjtë lahen’, thotë një tregtare për të justifikuar shitjen e tyre në ambient të hapur. “Larja me sapun dhe mundësisht fshirja më pas me letër eliminon plotësisht rrezikun nga papastërtitë, por nëse ushqimet janë blerë brenda, në kushte normale. Por kurresesi nuk duhet lejuar shitja e ushqimeve, çfarëdolloj qofshin ato, jashtë dhe larja me sapun në këtë rast vështirë se eliminon çdo gjë”, shpjegon mjeku higjenist, Shaban Kamberi.

Me imunitet apo jo ndaj mikrobeve?

Shqiptarët e kanë në majë të gjuhës përgjigjen: “Kemi krijuar imunitet nga pisllëku”. Por a kanë vërtet imunitet shqiptarët, siç thonë të ndërgjegjësuar? Një opinion vjen nga higjenisti me përvojë dyzetvjeçare, Shaban Kamberi. “S’është e vërtetë që shqiptarët kanë krijuar imunitet. Shihni spitalet. Janë plot. Infektivi është plot. Fëmijët, sidomos, shtrohen shumë shpesh në spitalet infektive. Sado imunitet të kesh, varet nga fuqia e mikrobit dhe gjendja e organizmit në momentin kur merr mikrobin. Po ishte mikrobi i rrezikshëm, ai shkakton sëmundje, sado i fortë të jetë organizmi. Plus që më i dobëti sëmuret më shpejt. Të gjitha mikrobet që ne marrim në organizëm nga ajri, edhe na e dobësojnë imunitetin”, shpjegon higjenisti.

Tregjet, në zhul

Janë lënë më pasdore edhe karahasuar me tregjet e rrobave, edhe pse ushqimet janë parësore. Tregjet e ushqimeve janë më të zhulosurat. Tek tregu i ‘Uzinës Dinamo’ ka pastruese, por ato thjesht heqin mbeturinat sipër e përsipër. Të gjitha dyshemetë dhe rrugët e tregjeve popullore në Tiranë janë katandisur me shtresa zhuli mbi asfalte të vjetër, të rrëgjuar ose fare të padukshëm më. Zhyl dyshemetë e zhyl edhe tavanët apo perdet e pista e të rreckosura izoluese dhe rrethuese, kudo e ngado nëpër të gjitha tregjet. Rrugë të pista e shkatërruara si te tregu i Trenit, perde varg e të pista si te tregu i Kamzës apo aromë si te tregu i Alliasit, ku afër gjendet edhe një ËC publike janë kulme për t’u mbajtur mend. “Duam të shesim edhe ne në treg, por nuk ka vend”, thonë ata që shesin tek pjesa fundore dhe më e shëmtuara e tregut të Stacionit të Trenit, ku të gjitha perimet, edhe djathi, gjen që shiten direkt përtokë. Arif Rembi shet mjaltë aty. Ka jetuar në Itali, por niveli i tregut ku po shet i duket i lemerisshëm.

Bashkia: “Tregje ndryshe në 2012”

Bashkia e rinovuar e Tiranës ka ndërmarrë një projekt, faza e parë e të cilit i përket kontrollit dhe sistemimit të tregut. Gjatë një muaji e gjysmë janë inspektuar të gjithë tregjet me kontrolle të herëpashershme të paktën për mosshitjen në rrugë të tyre sidomos të artikujve sensitive, që të shiten në kushte të përshtatshme frigorigerike dhe higjenike, por pavarësisht njëlloj ndryshimi, ende rezultojnë probleme. Siç thonë nga Zyra e Shtypit në bashki, po punohet shumë, por normaliteti do kohën e vet. Pjesë e kësaj është edhe largimi përfundimtar nga trotuaret e kryeqytetit i 430 ambulantëve njëherësh. “Do të vendosen në pozicione të studiuara, ku edhe ata që shesin misra mund të kenë një kioskë të vogël, të mbyllur, me kushte normale shitjeje”, shpjegojnë në bashki. Faza përfundimtare do të jetë ndërtimi i tregjeve të reja dhe modernizimi i atyre aktualë, gjë që i përket buxhetit të vitit të ardhshëm. Do të ngrihen njësi bashkiake për mbrojtjen e konsumatorit. Është arritur të hiqen edhe lëndët e rrezikshme si bombola gazi apo helme bujqësore, që shiteshin përkrah artikujve ushqimorë dhe joushqimorë.

Analizë nga Shaban Kamberi

Nga varfëria, kulturë e mangët higjieno-sanitare

Vijmë nga një sistem që trashëgoi varfëri të madhe dhe varfëria ka imponuar edhe kulturë të mangët higjieno-sanitare. Edhe sot ata që shesin në kushte të papërshtashme, shesin për bukën e gojës. Shesin njerëz që nuk kontrollohen nga ana shëndetësore, nëse janë të shëndetshëm për të tregtuar ushqime. Ndërkohë që ata duhet të jenë të pajisur me librezë shëndetësore. Zhvillimi i një kulture të lartë higjieno-sanitare duhet të organizohet nga shteti me kontrolle në gjithë subjektet tregtare.

Ambientet tona janë të mbingarkuara me mikrobe, të cilat nëse ushqimet janë të zbuluara depërtojnë në to, duke shkaktuar sëmundje nga më të ndryshmet, në varësi të llojit të mikrobit, si diarre, tifo, dizanteri, infeksione etj. Nëse këto mikrobe merren nga gazrat apo pluhurat në ajër shkaktojnë sidomos sëmundje të mushkërive, edhe kancer të mushkërive. Përpara viteve 90-të ka pasur mjedise të mbyllura dhe më të pakta. Organizimi ishte ndryshe dhe nuk ka pasur volum pune si sot, që shitet kudo. Por edhe kontrolli nga ana e shtetit ka qenë shumë më i lartë dhe organizuar. Nëse sheh tregjet tek uzina Dinamo, tek Pazari i Ri, ngado vërteton nivelin e ulët të higjienës dhe për këtë shteti duhet të krijojë kushte të përshtatshme. Të mos lejojë të shiten ushqime në ambiente të hapura, në mënyrë të pakontrolluar. Inspektoriatet dhe bashkitë kudo në vend duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe të rrepta për kushtet higjenike. Por mbi të gjitha duhen ngritur tregje me kushte të modernizuara dhe të përshtatshme.

Inspektor & veteriner

“E kemi gjetur shumë keq. Pllaka të palara, pa frigoriferë për secilin nga tregtarët. Tani frigoriferët u ndërruan. Prapë nuk është mirë. Duhet bërë një investim tërësor i sallës. Dhe flitet se do të bëhet. Kanë ardhur dhe kanë bërë matjet.”, thotë Behar Bulica, inspektor për merkatën e mishit në Pazarin e Ri, Njësia Bashkiake nr.2 në Tiranë.

Dhe mishi aty zakonisht vjen i vulosur nga thertoret. Nëse vjen i pavulosur vjen një veteriner i bashkisë që e vulos. Ndërsa dy veterinerët e përhershëm me turne të merkatos mbikëqyrin sallën se mos gjatë ditës futet mish i pakontrolluar, dezinfektojnë ambientin në mbrëmje etj. ‘Ngelëm duke hedhur përditë ilaçe kundër minjve”, thotë veterinere Hurma Dulellari. Por megjithatë, mizat, por sidomos grerëzat ‘iu pijnë sytë’ kafshëve të therura e mishrave të nxjerra edhe përsipër e pambuluara…Diku tjetër bulmetra të pambuluar, higjienë përtokë e tregut. E njëjta situatë në të gjitha tregjet.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Këtu është treg për fukaranë” (?!)  Empty Re: “Këtu është treg për fukaranë” (?!)

Sun 23 Oct 2011 - 15:16
"Janë katandisur ndër më të keqtrajtuarat. Pikërisht tregjet ku shiten dhe blihen gjërat më të rëndësishme të jetës; ushqimet që i fusim trupit. Shqipëria e 2011-ës, thënë troç, ble dhe ha ushqime sheshit. Mjafton t’i biesh rreth e përqark Tiranës, qytetit më përfaqësues të vendit tonë, dhe jo vetëm Tiranës, për të kuptuar se mbështillen me kaq shumë pluhur dhe bakterie me tepri, sidomos tregjet popullore, por jo pak edhe dyqanet e mbyllura. Duke u përcjellë më pas në ushqimet, trupin dhe shëndetin e shqiptarëve."

Ku te shkosh me teje, kulmi i prapambetjes!!!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Këtu është treg për fukaranë” (?!)  Empty Re: “Këtu është treg për fukaranë” (?!)

Sun 23 Oct 2011 - 15:21
...me pelqen qe njeriu ben shkolle, edukohet, shkon perpara.. me keto qe shohim paskan rrjedhe fare mo!!!
...cfare shkolle, edukim e perparim te zesh ne goje!!!
...pa pik dinjiteti!!!
Sponsored content

“Këtu është treg për fukaranë” (?!)  Empty Re: “Këtu është treg për fukaranë” (?!)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi