ÇFARË ËSHTË HYPOSPADIA?
Sun 23 Oct 2011 - 15:46
Dr.Adem Harxhi
Pyetje: Doktor, jam një nënë që muajt e fundit kam lindur një djalë me një çrregullim në organin gjenital. Disa doktorë më thanë se është një djalë i lindur synet. Një tjetër më tha se djali ka lindur me hypospadi. Jam shumë e shqetësuar, ndaj kërkoj të di dicka më shumë për këtë gjëndje anormale të djalit tim. Faleminderit – Nga një nënë e re.
Përgjigje:
E dashur lexuese e rubrikës sime në Shekulli
Me këto anomali merren urologët për fëmijë. Një prej tyre do t’u ishte përgjigjur me më shumë kompetencë. Por, meqë po më pyet, e ndjej për detyrë të të përgjigjem lidhur me këtë anomali të penisit: Penis hypospadik te foshnjat quhet penisi që nuk e ka vrimën në majën e kokës ku duhet të ishte normalisht, por në trup ose në fund të organit. Në gjuhën mjekësore hypospadias është pra, një gjëndje në të cilën hapja e uretrës vendoset në pjesën e poshtme të penisit, në vend që te jetë ne krye të kokës së tij (uretra është tubi nëpër të cilën del jashtë prej fshikës urina).
Duhet të dini se hipospadia nuk është një anomali shumë e rrallë dhe përgjithësisht kjo anomali rregullohet. Operacioni rikthen pamjen dhe funksionin normal të penisit të djalit tuaj. Kur operacioni bëhet me sukses, shumica e djemve kur rriten kanë jetë seksuale normale.
Shenjat
Hypospadia paraqitet në gradë vështirësie të ndryshme. Në shumicën e rasteve, hapja e uretrës (pra vrima) është afër kokës së penisit. Më rrallë, hapja vendoset në mes të trupit të penisit, ose në bazë të tij. Rrallë, hapja e uretrës “shkon” në skrotum ose ndënë të.
Shënjat dhe simptomat e hypospadisë janë:
• Hapja e uretrës vendoset kudo, por jo në majën e penisit.
• Penisi i fëmijës përkulet nga poshtë (chordee)
• Vetëm gjysma e sipërme e penisit mbulohet me lafshë.
Kur duhet shkuar tek doktori?
Shumica e fëmijve me hypospadi diagnostikohen shpejt pas lindjes, akoma kur fëmija është në spital. Ndodh që edhe rastet e lehta të hypospadisë gabimisht mund të mbivlerësohen. Kërkoni doktorin urolog për fëmijë, sapo e konstatoni.
Shkaqet
Hypospadia është kongjenitale (e pranishme në lindje). Arsyeja e vërtetë e këtij defekti nuk dihet mirë. Disa herë është e trashëgueshme. Kur penisi zhvillohet në fetusin mashkull, normalisht, hormone të caktuara stimulojnë formimin e uretrës dhe lafshës. Hypospadia shfaqet kur ndodh keqveprimi i këtyre hormoneve
Faktorët e rrezikut
Kjo gjëndje shfaqet më shpesh, në fëmijët e familjeve që kanë histori me hypospadi. Disa kërkime tregojnë se kanë rrezik më të madh për hypospadi fëmijët që lindin nga nëna me moshë të avancuar, ose nëna që kanë përdorur për ngjizje fertilizimin in vitro (IVF) . Shpeshtësia e rasteve në ngjizjet me IVF, lidhet me ekspozimin e nënës ndaj progesteronit, (hormonit natyral), ose progestinës ( një formë sintetike progesteroni), që përdoren gjatë procesit IVF. Kërkime të tjera kanë konfirmuar se ekziston një lidhje midis IVF dhe hypospadisë, por nuk kanë gjetur lidhje midis ekspozimit të nënës ndaj pesticideve dhe hypospadisë.
Komplikacionet
Kur hypospadia nuk mjekohet, fëmija mund të ketë probleme në procesin e mësimit për të përdorur tualetin. Kur rritet, djali me hypospadi mund të ketë vështirësi në arritjen e ereksionit.
Të jeni e përgatitur kur të takoheni me doktorin
Në qoftë se djali juaj i vogël diagnostikohet me hypospadi, akoma, pa dalë nga materniteti, ju duhet t’u drejtojnë për konsultim tek një urolog pediatër. Edhe kur hypospadia është e lehtë, gjëndja mund të ekzagjerohet në spital. Bëni një vizitë tek doktori i familjes, ose pediatri, po qe se mendoni se djali juaj ka hypospadi.
Vizita tek një urolog pediatër dhe operacioni kushton. Ju duhet t’i bëni mirë hesapet, lidhur me pagesat nëpër institucionet dhe doktorët.
Takimi me doktorët duhet të përgatitet mirë. Ja pak gjëra që do t’u ndihmojnë për t’u bërë gati dhe të dini cfarë të pritni nga doktori.
• Kërkoni që një antar i familjes ose një mikeshë të vijë me ju. Për cdo prind, është shqetësuese kur kupton se fëmija i tij ka dicka jo të rregullt. Kjo e bën që të mos kujtosh gjithcka që doktori do të të thotë gjatë takimit. Dikush që u shoqëron mund të mbajë mend atë që ju nuk e fiksuat ose e harruat.
• Shëno pyetjet që do t’i bësh doktorit .
Ja disa nga pyetjet kryesore që duhet t’i bëni doktorit:
• A duhet të operohet fëmija im?
• Kur është koha më e mirë për operacion?
• Cilat janë rreziqet që mund të vinë pas operacionit?
• A mund të rritet fëmija im me këtë gjëndje?
• Cfarë do të ndodhë po qe se nuk e bën operacionin?
• A do ta prishte kjo gjëndje fertilitetin dhe jetën seksuale të djalit, më vonë?
• Në qoftë se do të lind një djalë tjetër , sa janë shanset se kjo do të ndodhë përsëri?
• A ka broshura ose materiale popullore shkencore që të mund t’i lexoj?
Cfarë duhet të pritni nga doktori ?
Është mirë që të jeni të përgatitura për cdo pyetje që doktori i djalit do t’u bëjë. Lidhur me hypospadinë ai mund t’u pyesë:
• A përkulet penisi i djalit nga poshtë gjatë ereksionit?
• A keni vënë re ndonjë përhapje anormale të urinës kur ai urinon? (Kjo është e vështirë të dallohet tek një djalë i sapolindur)
Doktori e vendos diagnozën duke vizituar djalin.
Mjekimi
Mjekimi nënkupton operacionin, që duhet të ripozicionojë hapjen e uretrës dhe po qe se është e nevojshme, të drejtojë trupin e penisit.
Cfarë bën operacioni ?
Gjatë operacionit, urologu përdor për plastikë inde nga lafsha ose nga pjesa e brendshme e gojës. Ky operacion ka për qëllim të rikonstruktojë kanalin urinar në pozicionin e duhur. Zakonisht, kirurgjia zgjat 90minuta deri tre orë dhe kryhet me anestezi të përgjithshme. Rrallë, riparimi mund të kërkojë dy ose më shumë operacione.
Kur duhet të kryhet operacioni?
Operacioni bëhet më mirë në moshë të herëshme-zakonisht midis moshës 4 muaj dhe 12 muaj. Përgjithësisht , sa më herët të bëhet operacioni, më pak traumatik është ai për fëmijën. Por procedura mund të kryhet në cdo moshë, madje edhe tek të rriturit. Bebet nuk duhet të bëhen synet, përpara se të bëhet kjo procedurë. Kjo sepse indi i lafshës mund të duhet për operacionin.
Komplikacionet nga kirurgjia
Në shumicën e rasteve riparimi kirurgjikal con në funksion normal, apo afërsisht normal. Ai rregullon, gjithashtu, dukje normale të penisit dhe djali nuk do të ketë probleme kur të rritet. Në pak raste, mund të mbetet një vrimë (fistula) ose cikatrikse në pjesën e poshtme të penisit, ku doktori është përpjekur të krijojë kanalin e ri të urinimit. Nga kjo bën fistul do të ketë rrjedhje urine dhe kjo kërkon operacion tjetër që të riparohet.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi