Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjëja e parë që femrat vënë re te të tjerat, është sa të shëndosha janë Empty Gjëja e parë që femrat vënë re te të tjerat, është sa të shëndosha janë

Mon 24 Oct 2011 - 15:31
28 maj 2011 – Studimi më i fundit zbulon se gjëja e parë që femrat vënë re te njëra-tjetra është sa të shëndosha ato janë. 6 në 10 femra pohojnë se sytë e tyre shkojnë menjëherë në linjat e belit përpara se ato të konsiderojnë pjesën e syve, tërësinë e trupit apo edhe sat ë gjata ato janë. Miliona femra kontrollojnë gjithashtu dhe markën e orës që të tjerat mbajnë në dorë, nëse ato kanë gjoks të bërë dhe buzëqeshjen e femrave. Pjesa më e madhe pranojnë se përshtypja për një femër tjetër krijohet brenda sekondash ë sajë të pamjes së jashtme. Një nga studiuesit, në anketën me 2,000 femra tha: Duket sikur femrat nuk harxhojnë shumë kohë për të krijuar një përshtypje për femrat e tjera, vetëm nga pamja e jashtme, edhe pa e hapur gojën fare të tjerat. Në fakt, unë mendoj se të gjithë ndihemi sado pak të pasigurtë në mënyrën se si u dukemi të tjerëve dhe ndihem mirë kur mendoj se buzëqeshja ishte një nga 5 gjërat e rëndësishme që femrat vënë re. Zakonisht një buzëqeshje shprehet në shenjë solidariteti nga një femër te tjetra”.

Studimi mori në pyetje femra nga mosha 18 deri në 45 vjeç për sjelljen e tyre kundrejt përshtypjes së parë. U zbulua se 8 në 10 femra pranuan që i gjykonin femrat e tjera që në takimin e parë, por 1 në 6 nuk e bënin me qëllim. Femrat duket të jenë shumë kritike ndaj shoqeve të tyre, me 54 % që thanë se vështrimi i tyre i parë është për masën e belit. 9 në 10 femra thanë se ato ishin të vetdijshme që femrat e tjera i gjykonin ato, por gjysma e tyre nuk i kushton rëndësi këtij fakti dhe presin që kjo të ndodhë.

75 % i besojnë përshtypjeve të tyre të para, por 7 në 10 femra pohuan se më vonë, ato kishin zbuluar se e kishin gabim përshtypjen e parë për dikë. 3 në 10 femra pranuan se ato visheshin mirë që të dukeshin më mirë se femrat e tjera, dhe jo për sytë e meshkujve. Pothuajse 45 % e femrave të anketuara pranuan se mundësia që femrat e tjera ti vënë re është shumë e madhe, duke u krahasuar me vetëm 6 % që thanë se meshkujt i jepnin më shumë vëmendje. Studimi zbuloi se 46 përqind e femrave ishin xheloze për pamjen e jashtme të një shoqeje, gjoksin dhe dhëmbët e bukur.

Studiuesja pohoi se përshtypja e parë është e rëndësishme dhe se studimi tregon çfarë femrat mendojnë në ato pak sekondat e parë të takimit. Dhe nëse pamja e jashtme është e rëndësishme, pikë kyçe është edhe që të mos mundohesh shumë, si për shembull nxirja jonatyrale ose gjoksi i bërë. Studiuesja vazhdoi të tregonte se shumica e femrave thonë se përshtypja e parë është e vështirë të ndryshojë dhe se gjëra të tilla si përshembull veshja, buzëqeshja madje edhe këpucët që ke veshur bëjnë diferencën në opinionin që të tjerët krijojnë për ty.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjëja e parë që femrat vënë re te të tjerat, është sa të shëndosha janë Empty Re: Gjëja e parë që femrat vënë re te të tjerat, është sa të shëndosha janë

Fri 28 Oct 2011 - 12:40
Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Nëse vëreni se një femër tjetër është duke ju kontrolluar nga larg, ajo nuk shikon figurën tuaj të plotë, sepse gjëja e parë që vërehet te një femër është sasia e kilogramëve – ka bërë të ditur studimi britanik i bërë në 2.000 femra të moshave prej 18 deri në 45 vjet.
Tetë nga dhjetë femra kanë pranuar se e gjykojnë një femër tjetër gjatë takimit të parë, edhe pse gjashtë prej tyre kanë deklaruar se nuk e kanë pasur një qëllim të tillë. Derisa 54% e femrave më parë shikon se a ka “kjo tjetra” më shumë dhjamë rreth belit se vetë ajo, 45% kontrollon nëse tjetra ka përdorur tepër grim. Katër nga dhjetë gra analizojnë stilin e modës, ndërsa numri i njëjtë shikon flokët dhe buzëqeshjen e femrës tjetër. Një e treta kontrollon kualitetin e flokëve, derisa 28% kontrollojnë mos femrat e tjera e kanë tepruar me rrezitje artificiale.

Çdo e gjashta femër do ta kontrollojë edhe mashkullin me të cilin është duke shëtitur “rivalja”, ndërsa numri i njëjtë do të kontrollojë edhe tatuazhet e saj. Mendimin mbi kalimtaren 56% e femrave e ka krijuar vetëm për 20 sekonda, ndërsa nëntë prej dhjetë grave kanë qenë plotësisht të vetëdijshme se femrat e tjera i kontrollojnë dhe vlerësojnë ato.//facebook.com

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi