Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Ç'behet me ne?! Empty Ç'behet me ne?!

Wed 26 Oct 2011 - 15:28
Message reputation : 100% (2 votes)
Ne të gjithë jemi të varur nga etiketat, nga mendimi i të tjerëve për ne, nga ego jonë... nga gjithçka!... Pse e lejojmë? - Që të na pranojë rrethi, një shoqëri e rrejshme apo që padroni (ego) jonë të jetë i kënaqur me veprimet tona?
A e keni vërejtur deri ku shkon verbëria e një personi? A e keni vërejtur se sa qesharak bëhet një person vetëm e vetëm që ta pranojë një shoqëri?... Mendoni po t'ju thotë dikush: "Jeni një gjeni!" Çka do të bëni ju? Për atë Dikush-in ju do të krijoni respekt të rrejshëm, do ta çmoni, do ta doni e do ta nderoni, por Vetes i keni bërë një gropë. Gjithmonë ju do të ndjeheni në siklet që ta arsyetoni atë "gjenialitet". Ju kaplon frika se mos ndoshta do të bëni diçka që do ta zbehte imazhin që Dikushi ka krijuar për ju, madje edhe në mungesë të tij ju vazhdoni të jeni qesharak, keni frikë edhe nga mendimet tuaja, keni turp nga egoja juaj, jeni 'të tmerruar' nga një fjalë.
Por, ç'bëhet kur ju quajnë të çmendur?! A do të filloni të çmendeni vetëm se dikush ju tha se jeni i tillë?... Patetike! Sa shumë kanë ndikim fjalët në ne... Në fakt s'do të duhej të kishin fare. Ato janë vetëm ajo çka të tjerët shohin në një moment në ju! Ju nuk jeni ata!
Nuk duhet lejuar të ngjiteni për fjalë që thonë të tjerët, për imazhet që të tjerët kanë për ju, nuk duhet menduar për mendimet e tyre apo për mospranimet e tyre... Ne kemi mundësinë të jemi të lirë nga çdo ndikim i jashtëm. Duhet ta shqyrtojmë çdo gjë që vjen nga jashtë e jo ta gëlltisim sikur të ishte një ëmbëlsirë.
Me dorën në zemër, të gjithë duam të çmohemi nga të tjerët, të na duan e të na vlerësojnë, por kjo është një varshmëri, si droga, sepse do t'i shohim të tjerët vetëm si paterica për të arritur tek ajo çka duam.
Sikur të kërkoja ta përshkruani veten me pak fjalë, si do ta bëni?... "Unë jam Dr., Mr., Akademik, sportist, artist, inxhinier, shkencëtar..."
Por, kujt i bën kjo?! Ç'rëndësi ka?!
Ju mbase mund të jeni Dr., e unë vetëm një paciente, por a ju bën të jeni në pozitë më të lartë se unë? Absolutisht jo!
Kam njohur njerëz të pasur e të varfër, të suksesshëm e dështak, të rinj e pleq, të famshëm e lypsarë... por shumë rrallë në sytë e tyre kam vërejtur shkëlqimin e rrezeve të lumturisë. Nëse lumturia është për të gjithë, atëherë pse njerëzit zgjedhin mjerimin?! Mbase mund ta krijojmë fatin tonë vetë, pse s'e bëjmë ashtu si duam? Nëse është i shkruar pse s'e pranojnë ashtu si është?!...
Nëse do ta krahasoja jetën me lojën, atëherë ne jemi të luajturit (topi), përderisa lojtarë janë të tjerët. Programi i të tjerëve është mishëruar në ne, sa po të përpiqet dikush të ndërhyj, ne bëhemi të marrë, madje jemi në gjendje edhe të luftojmë për të... Qëllimi i secilit, do të duhej të ishte liria e natyrshme, luajtja e lojës së vetë sipas rregullave të veta, vallëzimi i valles së vetë, këndimi i këngës së vetë, shkrimi i librit të vetë... jo atyre të imponuara në ne. Duhet ta kemi lirinë e natyrshme, duhet ta kontrollojmë jetën tonë, duhet ta shohim realitetin me sytë tanë jo si na kanë mësuar përmes nocioneve e fjalëve, duhet ta përjetojmë vetë, ta ndjejmë vetë... sepse kohë të gjatë kemi qenë marioneta të të tjerëve, e kemi bërë sipas kodeve shoqërore, kulturore, fetare...
Është e dhimbshme të hapësh sytë, është e dhimbshme të kuptosh, është e dhimbshme të rrënosh, por është e domosdoshme. Të heqësh dorë nga të gjitha iluzionet, nga ego, nga ajo që të tjerët e quajnë normale është sikur të heqësh lëkurën jo këmishën!
Duhet ta shohim dritën që ta dimë çka është, duhet vetë të prekim shkëmbin që ta dimë se është i fortë, duhet t'i shijojmë vetë frutat për ta ditur shijen, përndryshe kot na thonë të tjerët çka duhet bërë e si janë gjërat, nëse nuk biem në kontakt me realitetin... Kontakti me realitetin është kuptueshmëri e plotë!
Në fund ju them miqësisht se:
Jeta është një dhuratë, si një fije shkrepse, mund ta shfrytëzosh vetëm një herë. Prej teje varet a do të duash të ndezësh qirinj apo do ta lësh të përfundojë në hi!(.sa-kra.chh)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ç'behet me ne?! Empty Re: Ç'behet me ne?!

Wed 26 Oct 2011 - 15:35
Luna e bukur tema me pelqeu...do komentoj me vone kur te kem kohen e te lexoj ter artikullin sepse mendoj se ka shume cka per te then e diskutuar ketu...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ç'behet me ne?! Empty Re: Ç'behet me ne?!

Sat 29 Oct 2011 - 20:01
Autori i shkrimit (.sa-kra.chh) nuk e kuptoj nga eshte marr materiali megjithate me pelqen menyra si e ka shtruar dhe e paraqet,kuptimin e domethenien qe ka...shume te verteta ato qe thote me siper,ne jemi ne e duhet te sillemi e te veprojme per ne per ate qe jemi per ate qe mendojme e besojme pavaresisht se cka do mendojne te tjeret se cfare pershtypje do u leme..i mire apo i keq esht thjesht nje mendim i tyre qe na paragjykojne per nje moment qe kemi shprehur dicka nuk do te thote se jemi vertet te till qe ndodnese edhe jemi por e kjo esht e drejta jone..Te jemi vetvetja te themi lirshem cka ne mendojme te marrim guximin e lirshmerise te te shprehurit qe pak e bejne...Arsyet mire jane then me siper se varemi nga nje fjale e mire te flasin mire per ne qe ne te ndihemi mire me pas por sesht vetem kjo,,

Une mendoj qe fjalet sado boshe qe te jene sado genjeshtra dhe te pa verteta edhe pse e dime qe na gjykojne momentalisht duke analizuar momentin e te thenat tona e kjo figure e keqe qe mund te thone per ne mos qendroje aspak ne realitet keto na vrasin na i presin fuqite na zhgenjejne na frikesojne per mos menduar e reflektuar me vone ne debate te shumta nga frika se mos dalim "budallenj" ne syte e te tjereve nga frika se mos turperohemi per ato qe themi..pra krituesit nuk i japin krahe folesit per te qen vetvetja shpesh sepse e perbuzin e nenvleresojne duke u ndjere ata vete superiore njerez me te mire qe kan dicka te thone qe dine te lidhin dy fjale etj...
Personalisht ne boten e interentit sa kohe jam ketu kam hasur e kam njohur persona nga me te ndryshmit,njerez qe me kan vleresuar per ate qe them e tregoj,njerez qe me kan fyer skan dashur te degjojne as emrin tim per shkak te nje keqkuptimi apo ku di une megjithate asnjera nga keto ska qen arsye per mua te me ndaloje te jem ajo qe jam te them ato qe une mendoj e besoj ndoshta e gabim se nuk jam perfekte e si e till gaboj e une por shpesh me pelqen te gaboj sepse marr mesim nga ato marr dicka nga tjetri ne kete rast qe me flet e gjykon ato cka une them e nuk e ve posht per ti ndjere e pa vlere perkundrazi kur pelqejne ato qe une them e sme kundershtojne esht nje ndjenje ndoshta kenaqesie e momentit por smarr asgje nga ajo asnje mesim...Keshtu qe me e mira esht qe sic pranojme kritiken e mire te pranojme e kritiken e keqe su prish bota nese na gjykojne sipas nje shkrimi ne menyre te keqe sepse do kuptojme keshtu gabimin do reflektojme me shume me veten e do e korigjojme ate rradhes tjeter e permiresojme veten me ane te tyre...
Sponsored content

Ç'behet me ne?! Empty Re: Ç'behet me ne?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi