Greta Koçi denoncon në polici: Më shqetësojnë dhe me kërcënojnë në telefon
Thu 27 Oct 2011 - 16:51
Këngëtarja shqiptare në moshë të re, Greta Koçi, ka paraqitur denoncim në policinë e Tiranës ndaj shtetasit Thoma Kumaraku me akuzën e përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe kanosjes.
Media ne Tirane ben te ditur se kengetarja Greta Koci u paraqit ne polici dhe me vullnetin e saj denoncoi nje shtetas i cili sipas saj e merr ne telefon ne cdo kohe duke i kerkuar nje shume financiare prej 18 mije dollaresh.
Pas denoncimit te bere nga kengetarja, policia filloi hetimet menjehere dhe shoqeroi te dyshuarin, Thoma Kumaraku. Ky i fundit i zbulua se ishte banor i Tiranes.
Ai madje ia kishte bere te ditur Greta Kocit identitetin e tij. Ne polici i dyshuari tha se babai i kengetares i kishte atij nje boxh rreth 19 mije dollare. Sipas te dyshuarit qe po hetohet ne gjendje te lire, babai i kengetares nuk i kthen parate ndersa artistja nuk pergjigjet per detyrimet e babait te saj.
Greta Koci eshte deklaruar si kengetare e suksesshme dhe ne Tirane, vitin qe shkoi ka hapur edhe nje radio ne pronesi te saj.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi