Çifti amerikan u vendosi emrat fëmijëve: Adolf Hitler dhe Aryan Nation
Thu 27 Oct 2011 - 18:18
Një çift prindërish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjodhën emra shumë të veçantë për tua vendosur dy fëmijëve të tyre. Djalin ata preferuan ta quajnë Adolf Hitler ndërsa vajzën JoyceLynn. Tre vite më parë shërbimet sociale kallëzuan në gjykatë vendosjen e të tillë emrave por duket se gjyqtari ka gjasa që të quajë të ligjshëm këta emra duke mos detyruar ndryshimin e tyre. Tre vite më parë Deborah Campbell mbërrin në një pastiçeri dhe kërkon të bëhet një tortë për djalin dhe jep emrin e tij Adolf Hitler. Policia mbërrin pas pak e lajmëruar dhe zbulon se edhe vajza quhen Aryan Nation. Që nga ai moment fëmijët kaluan nën kujdesin shtetëror dhe tanimë gjykata mendon se këta emra nuk përbëjnë arsye për ti detyruar të ndryshojnë identitetin ndaj ka gjasa të lihen të lirë të shkojnë në shtëpinë e tyre.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi