Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skillz së shpejti me ueb-faqe Empty Skillz së shpejti me ueb-faqe

Thu 27 Oct 2011 - 20:02
Skillz së shpejti me ueb-faqe Ledri-295x300Rep grupi i njohur kosovar “Skillz” në përbërje të Ledri Vulës dhe Visar Shalës po dominon në tregun muzikor me mjaft suksese.

Ata gjatë muajve të fundit lansuan në treg këngët “High” dhe “Dokna mirë” në bashkëpunim me Tingullin e 3-nt. Ata tani janë pjesë e “Baba Star” dhe angazhimet e tyre nuk kanë të ndalur.

Kohëve të fundit Ledri thotë se janë në përgatitje të ueb-faqes së tyre në të cilën adhuruesit do të informohen për çdo gjë që ka të bëjë me grupin.

“Kemi nisur përgatitjen e ueb-faqes sonë, e cila do të jetë një ndihmesë për të gjithë që duan të informohen për punën dhe aktivitetet tona muzikore”, ka thënë ai për “Zëri”.

Sipas Ledrit gjatë këtyre muajve pritet edhe lansimi i albumit të tretë të tyre në të cilën janë duke punuar vazhdimisht. “Projekti ynë i radhës është lansimi i albumit në të cilën jemi duke punuar intensivisht” përfundoi ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi