Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cruise, në pozitë të vështirë për rolin e ri Empty Cruise, në pozitë të vështirë për rolin e ri

Fri 28 Oct 2011 - 13:44
Cruise, në pozitë të vështirë për rolin e ri Tomi-xhupTom Cruise, në prag të shfaqjes në ekranin gjigand të episodit të katërt të sagës “Mission: Impossible”, që këtë herë do të shoqërohet me pjesën “Ghost Protocol”, është vënë në pozitë të vështirë për rolin e ardhshëm të tij.

Cruise është zgjedhur nga disa producentë për të interpretuar Jack Reacher, një personazh i krijuar nga shkrimtari Lee Child, një ish-ushtarak që heton cështje që kanë të bëjnë me vrasës profesionistë ose terrorizëm.

Por për këtë, aktori ka hasur në kundërshtimin e fansave të personazhit të librave, për shkak të staturës se tij që nuk përputhet.

Kjo, pasi Jack Reacher është bjond, i gjatë mbi 1 metër e 90 cm dhe me një fizik muskuloz, ndërkohë që aktori 49-vjecar është i gjatë vetëm 1.70 cm, dhe nuk ka një fizik shumë atletik.

I pyetur nga mediat, Cruise ka deklaruar se është i vetëdijshëm për reagimin e fansave të Reacher, por ka nënvizuar se për të interpretuar këtë rol ai ka marrë dritën jeshile të autorit që e krijoi, Lee Child.

“Jam sensitiv ndaj reagimi të fansave të librit, por unë kam marrë bekimin nga shkrimtari i madh Lee Child. Po të mos kishte qenë dakord ai, unë nuk do ta kisha pranuar rolin”, është shprehur Cruise.

Filmi në fjalë, që mban titullin “One Shot”, do të nisë xhirimet së shpejti dhe është planifikuar të shfaqet në kinema më 8 shkurt të vitit 2013.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi