Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qafë Thanë, shtetasi maqedonas kapet me 10 kile heroinë Empty Qafë Thanë, shtetasi maqedonas kapet me 10 kile heroinë

Sun 30 Oct 2011 - 18:07
Qafë Thanë, shtetasi maqedonas kapet me 10 kile heroinë Droga_greqi1-300x229Dhjetë kilogramë heroinë u bllokuan nga policia sot në Qafë Thanë. Burimet zyrtare kanë thënë se sasia e heroinës me një vlerë prj rreth 200-250 mije euro, ishte duke u transportuar nga shtetasi maqedonas Janeski Javica 34 vjeç drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimeve nga policia, shtetasi maqedonas i cili po trafikonte drogën u prangos nga policia shqiptare në momentin që ai po kryente procedurat e kalimit të kufirit në drejtim të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga policia maqedonase e cila tha se 10 kilogram heroinë në vlerë mbi 200 mijë euro është sekuestruar mbrëmë Ministria e Brendshme në një aksionin të organizuar bashkë me Drejtorinë e Doganave.
Heroina është me cilësi të larta. Ajo është sekuestruar në një makinë tipit Lada Niva në vendkalimin kufitar Qafëthanë. Sipas të dhënave të Policisë, heroina ishte destinuar për tregun e zi të Evropës Perëndimore. Ministrja Jankullovska tha se shoferi i makinës është arrestuar, ndërsa organizatori i këtij trafikimi gjendet në arrati.
“Bëhet fjalë për heroinë të cilësisë së lartë, e cila në tregun e zi mund të shihet nga 200 mijë deri në 350 mijë euro. Duke marrë parasysh pastërtinë e drogës, nëse ajo përzihet me substanca tjera, vlera e saj në treg mund të rrite edhe dyfish”, tha Gordana Jankulovska, ministre e Brendshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi