Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ligji i mbetjeve, Kryeministri: Aleanca e plehut po mashtron shqiptarët Empty Ligji i mbetjeve, Kryeministri: Aleanca e plehut po mashtron shqiptarët

Mon 31 Oct 2011 - 14:01
Ligji i mbetjeve, Kryeministri: Aleanca e plehut po mashtron shqiptarët Grupi-Parlamentar-PD2Kryeministri Sali Berisha u ndal sot edhe tek çështja e kthimit të ligjit të mbetjeve nga Presidenti Bamir Topi. “Kushtetuta e vendit përcakton në mënyrë të qartë të drejtën dhe kompetencën e Presidentit të Republikës për të firmosur ose kthyer ligjet në parlament. Në këtë kontekst ne kemi trajtuar dhe trajtojmë në mënyrë kushtetuese çdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit të votuara në parlament nga presidenti i Republikës. Dua të them se qëndrimi ndaj këtij ligji është nga alfa tek omega e politikës. Ata të cilët përpiqen në aleancën e plehut të mashtrojnë shqiptarët do ta gjejnë vetëm të dëshpëruar ndaj edhe unë do të bëj të qartë për qytetarët e vendit gjithçka”, tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria në vitin 2006 ka firmosur marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE-në e cila është votuar në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të BE-së. Kjo marrëveshje është kontrata ligjore, kontrata e Shqipërisë me këto vende. “Në këtë marrëveshje nder të tjera ekziston në interesin e qytetarëve shqiptarë trajtimi i mbetjeve urbane. Mbetjet urbane janë një realitet për të gjitha vendet madje më i madh për vendet e zhvilluar pasi kanë më shumë të tilla”, theksoi kryeministri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi