- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Maqedonia kundër Shqipërisë me katër futbollistë shqiptarë
Fri 4 Nov 2011 - 10:38
Seleksionuesi i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Xhon Toshak, ka publikuar listën e 24 futbollistëve të ftuar për takimin kontrollues me Shqipërinë, i cili më 15-të nëntor do të zhvillohet në Prilep.
Në listën e Toshak-ut në sy bie rikthimi në kombëtare i Bajram Fetait dhe Ilço Naumovskit, ndërsa në mesfushë si freskime janë ftuar Filip Despotovski dhe Nikolla Gligorov.
Pasi kanë lënë pas lëndimet dhe janë kthyer të luajnë te skuadrat e tyre, në kombëtare janë kyçur reprezentuesit standard Goran Pandev dhe Agim Ibraimi, ndërsa përforcohet edhe pozita e portierit, pasi në kombëtare është ftuar edhe Edin Nuredinovski.
Në listën e 24 futbollistëve për përballjen me Shqipërinë, figurojnë vetëm dy lojtarë nga kampionati vendas, Ferhan Hasani i Shkëndijës dhe Filip Despotovski i Rabotniçkit, ndërsa kësaj radhe jashtë kombëtares mbesin Muhamed Huseini dhe dy futbollistët e Vardarit Ivanovski dhe Grozdanovski./knn/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi