Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kush tha që Zvicra ka vetëm futbollistë shqiptarë të talentuar? Empty Kush tha që Zvicra ka vetëm futbollistë shqiptarë të talentuar?

Thu 20 Sep 2012 - 10:35
Kush tha që Zvicra ka vetëm futbollistë shqiptarë të talentuar? FsdfsdKush tha që Zvicra ka vetëm Xherdanin dhe Xhakën? Kush tha që ka vetëm futbollistë shqiptarë të talentuar? Ai me të cilin do t’ju njohim sot në “Trup e Shpirt” është një tjetër shqiptar në hapat e parë të karrierës në modë, por tashmë shumë popullor në Zvicër, pas marrjes pjesë këto ditë në konkursin e bukurisë Mis Zvicra 2012. “Në këtë konkurs nuk vërehet se kush është më i bukur... Fiton më i mençuri dhe më i mençuri është ai që arrin të rrëmbejë zemrat e shikuesve. U bëj thirrje shqiptarëve që të më përkrahin këtë të shtunë në Zyrih” – thoshte në ditët e fundit të këtij gushti që lamë pas Lavdrim Sulejmani, një model shqiptar që konkuroi ne “Mister Shweiz 2012” transmetuar në 3+, Teleticino dhe Tele Rouge.

Modë dhe një diplomë në ekonomi

Lavdrimi, 23-vjeç është një shqiptarozviceran që studion ekonomi dhe nuk ka ende unazë në gisht. Hobi ka futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin. I gjatë 1.85 centimetra dhe me peshë 78 kilogramë ai ishte ndër pretedentët kryesorë për të rrëmbyer kurorën e mashkullit më të pashëm zviceran. Bukuroshi 23 vjeçar ishte rivali kryesor i 27-vjeçarit Sandro Cavegn, menaxher në industrinë e ushqimeve të lehta, që u shpall fitues, mes kritikave të forta se e bleu titullin. “Jam shumë i zhgënjyer të them të drejtën. Nuk është se shpresoja të fitoja patjetër, por u ndjeva pak si i tallur. Ai që fitoi fliste vetëm gjermanisht e asnjë gjuhë tjetër. Dhe nuk ishte as i pashëm” – thotë Lavdrimi me buzëqeshje.

“Prindërit janë bërë copë për ne”

Lavdrimi ka mbërritur në Zvicër kur ka qenë vetëm 3 vjeç. Në 1991 ai erdhi këtu bashkë me prindërit, të cilët duhet t’i qëndronin pranë vëllait të tij, në një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. “Atyre u ka dalë shpirti vendit për të na rritur ne fëmijëve këtu" - thotë shpesh gjatë bisedës. “Nuk e mohoj ndonjëherë që jam shqiptar, as kam për ta bërë në të ardhmen, por ama këtu u rrita, këtu studioj, këtu kam familjen, shoqërinë, shtëpinë time në Ticino. Ndihem ndonjëherë paradoksal, sepse kur jam me shqiptarë më konsiderojnë zviceran, kur jam me zviceranë më konsiderojnë shqiptar... Është pak sikur ndihesh i huaj në të dyja vendet. Kur isha i ri më shqetësonte kjo, kurse tani, t’u përgjigjem komenteve idiote raciste më duket thjesht humbje kohe”.



Nuk i pëlqejnë planet afatgjata

Lavdrimi synon një karrierë në botën e modës. “Siç thotë agjenti im, kjo e konkurrimit në Mis Zvicra nuk është fundi i botës, megjithatë na ndihmoi”. Qesh me pyetjen se ku e mendon veten pas 10 vitesh. “Eehh, nuk është mirë të bësh projekte kaq afatgjata.. Pastaj ato Majatë sikur kanë thënë që gjithçka do marrë fund këtë dhjetor...”. Qeshim dhe unë e ul pak “stekën”. Çfarë do bësh nesër? – e pyes. Dhe përgjigja: "Nesër do jem në pishinë në Lido, me shpresën se do ketë pak diell. Do marr me vete edhe disa libra të shkollës, duhet të dal mirë në provimin e diplomës”. Nuk na mbetet veçse t’i urojmë të gjejë diell dhe frymëzim, megjithëse me vete them që më mirë nën ombrellë ia kalon kur librat që lexon nuk janë tamam ata të shkollës... :)



Laura Mella

Ticino, Zvicër
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi