Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetëm dy të rinj shqiptarë në 100 “lëvizin vendit” Empty Vetëm dy të rinj shqiptarë në 100 “lëvizin vendit”

Wed 2 May 2012 - 3:34
Eglantina BardhiKa dhjetra qytetarë të cilët kanë shmangur obezitetin duke ecur dhe vrapur përgjatë liqenit artificial, pro me sa duket ata janë pakica jonë absolute. Sepse, edhe pse risqet që vijnë nga obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik janë të shumtë, ne shqiptarët rendimetmi ndër popujt që vazhdojnë të mos i kushtojnë aq sa duhet vëmendje ecjes apo vrapit.
Vetëm 2 në 100…Dje ishte Dita Kombëtare e Aktivitetit Fizik, e cila krahas disa veprimtarive të Ministrisë së Shëndetësisë, përgjithësisht kaloi pa bujë të madhe. Sipas anketave të publikuara dje gjatë kësaj Dite Kombëtare, vetëm 14.4% e të rinjve kanë kryer 30 minuta veprimtari fizike në 5 ditë të javës. Ndërsa nxënësit e shkollave janë shprehur në anketa se vetëm 2% e tyre bëjnë veprimtari fizike duke e zëvendësuar lojrat në natyre dhe vrapin me qëndrimin përpara televizorit. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha dje se “jetëgjatësi do të thotë edhe që të bësh vazhdimisht veprimtari fizike”

Inaktiviteti na vret…

Pak vetë ndoshta e dinë që në botë, çdo vit vdesin 3.2 milion njerëz për shkak të sëmundjeve që vijnë nga inaktiviteti. Sipas OBSH, njerëzit inaktivë rrezikojnë vdekjeje deri në 30% më shumë se ata që kryejnë aktivitet fizik. Inaktivët janë më të predispozuar të preken nga sëmundjet kardio vaskulare, diabeti, dëmtim në tru si dhe obeziteti. Për të shmangur sëmundshmëritë mjekët rekomandojnë kryerjen nga 30 deri në 120 minuta fizkulturë në 5 ditë të javës.





Dr.Hoxha: Kujdes fëmijët, obeziteti shqiptar po përhapet Në fakt nuk bëhet falë vetëm për disa kile të tepërta në trupin e tyre por pas obezëve fshihen disa sëmundje të rënda. Dr. Petrit Hoxha, shef i Shërbimit të Diebetologjisë në QSUT-së thekson se numri i pacientëve obezë dhe mbi peshë po vjen në rritje. Në intervistën për Shekullin ai shpjegon shkaqet e obezitetit dhe mbipeshës, problematikat dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve.



Doktor, cilat janë shkaqet e mbipeshës?
Shtimi i rasteve të fëmijëve mbipeshë ka të bëjë kryesisht me mbiushqyerjen dhe jetën pa aktivitet fizik. Së pari, duhet të konceptojmë që gjithë ai karburant që marrim nëpërmjet ushqimeve duhet të harxhohet nëpërmjet aktivitetit fizik. Gjithashtu është kritike edhe fakti që fëmijët harxhojnë kohën duke luajtur me videogame. Kjo i le pa lëvizur, iu devijon natyrën, iu devijon përqendrueshmërinë, iu devijon shumë elementë të tjerë psiko-socialë që po na krijojnë një brez të ri i cili ndryshon edhe mënyrën e të jetuarit, stilin e jetës. Kjo vërehet në gjithë familjet, ku një nivel ekonomik i mjaftueshëm iu siguron një bazë ushqimore më të madhe sesa duhet. Nga ana tjetër jeta pa aktivitet fizik, përdorimi i makinës, kushtet sociale apo shkollat private bëjnë që fëmija të mos humbasë kalori. Pra, shkaku shihet tek marrja e kalorive në masë më të madhe sesa e kalorive që harxhohen.



Çfarë problemesh sjell ky fenomen?

Problemi qëndron në faktin se mbipesha po vërehet gjithmonë e më shumë tek fëmijët. Po të mendojmë që e ardhmja e fëmijës është përpara do të thotë që me kalimin e viteve shumë gjëra do të zhvendosen në mënyrë të paevitueshme më tej.



Dhe ku vërehet deviacioni?

Deviacioni vërehet përveç shtimit në peshë, në shtimin e sasisë së yndyrnave në gjak. Mbiushqyerja, shtimi i sasisë së yndyrnave do të provokojë një shtim të insulinës. Dhe së bashku me të tjera rrethana patologjike në organizëm fillon shfaqja e diabetit. Pra diabeti i tipit 2 që është karakteristikë për të rriturit dhe që për çudi po e shohim më shpesh tek fëmijët.

Si mund ta parandalojmë?

Duhet të mbahen nën një regjim normo-kalorik. Fëmijët duhet të hanë aq kalori që iu duhet për t’u rritur dhe zhvilluar normalisht. Kjo kërkon një konsultë me një dietolog ose me një mjek që di të orientojnë sa kalori i duhen në ditë, nga këto kalori sa % i duhen në mëngjes, sa i duhen në drekë e sa në darkë”. Për sa i përket aktivitetit fizik rreziku për kockat në rastin kur fëmijët janë mbipeshë është i madh. Kockat e tyre nuk mund të mbajnë dot, zemra tyre nuk e mban dot dhe është një ngarkesë që nuk përputhet me një situatë gjenetike. Ushtrimet fizike tek këta fëmijë duhet të fillojnë në mënyrë graduale dhe më tej të intensifikohen për të krijuar një rënie graduale. Për të harxhuar dhjamosjen fillohet me ushtrimet fizike sepse vetëm në atë mënyrë do të zbërthehet dhe do të eliminohet dhjami. Vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kuptohet që masat për humbjen e energjisë nuk do të jenë drastike por do të jenë në përputhje me moshën e fëmijës.





Arista, vajza vlonjate që luftoi kundër kileve të tepërta

Arista sot po i afrohet të 15-ve por që në moshën 11 vjeçare, ajo peshonte 84 kg ose 34 kg më shumë se nëna e saj. Por vogëlushja vlonjate filloi të kuptonte se obeziteti është një problem… Ajo dhe nëna e saj fillimisht kanë menduar të paraqiten në shërbimin e Diabetologjisë, në Pediatrinë e QSUT-së, për mjekim. Nëna e saj, Jeta Dukaj tregoi asokohe për Shekullin se Arista kishte lindur me peshë normale, por që e vogël filloi të vinte kile të tepërta. “Sa herë që kaloj tek frigoriferi dhe dollapi i bukës do ha diçka”,- thotë vetë Arista duke qeshur. Por në Shqipëri obeziteti ka edhe ca anë “të mira” me sa duket”. “Nuk guxon kush të më flasë keq, unë vërtet jam më e shëndosha, por jam edhe më e forta, – thotë vajza vlonjate.







Specialistët: Ja si luftohet mbipesha

Për mbajtjen e peshës trupore në limitet e rekomanduara (IMT te 20-25) dhe për të pasur një ushqyerje të shëndetshme, mjekët rekomandojnë konsumimin e larmishmërisë së ushqimeve, bazuar në ushqime të ndryshme me origjine kryesisht bimore sesa shtazore, konsumimin e bukës, drithërave, orizit, disa herë në ditë, si dhe të zarzavateve e frutave të freskëta (së paku 400 gr në ditë) etj. Gjithashtu, krahas kësaj, ata rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik (30 minuta ecje e moderuar, të paktën 4 herë në javë).







KURIOZITETE



Një planet obezësh, më shumë se 1.5 miliardë në botë



Revista “Lancet” ka publikuar një raport me shifra të frikshme për obezitetin. Sipas saj, numri i të prekurve nga obeziteti ka shkuar në 1.5 miliardë, nga të cilët 270 milionë janë fëmijë. Studimi tregon se më të prekurit nga obeziteti janë vendet e varfëra, për shkak të injorancës në ushqim



Japonia, Kina dhe Hollanda, treshja e trupave të bukur



Japonia dhe Kina konsiderohen se vendet që e kanë më pak problem obezitetin, ndërsa në Europë, i vetmi vend që bën përjashtim është Holanda, ku obeziteti nuk është shumë i ndjeshëm. Kjo vjen edhe falë zakonit të holandezëve për të ecur me biçikletë.



Trajneri me super-trup, eksperimenton obezitetin



Deri në 7 mars, Dreë Manning ishte një trajner personal dhe kishte një trup të jashtëzakonshëm. I gjatë 187 metra, ai kishte një peshë optimale prej 87.5 kilogramë. Por, për të eksperimentuar, ai vendosi që për gjashtë muaj me radhë do të linte stërvitjen dhe do të hante sa më shumë, për t’u bërë obez. Dhe, ja ka arritur kësaj gjëje, pasi ka shtuar plot 30 kilogramë. Por me rritjen e peshës ka pësuar edhe ndryshime psikologjike. Ai mërzitet dhe nxehet shpejt, ndërsa bëhet edhe xheloz për gruan e tij, e cila punon jashtë. Do të arrijë ai të rifitojë peshën e mëparshme? Përgjigjien do ta marrim pas gjashtë muajsh.





Malissa, kur dietat kundër obezitetit, të marrin jetën



Historia e 21-vjeçares Malissa Jones ka tronditur gjithë Britaninë e Madhe. 18 muaj më parë ajo peshonte 174 kilogramë ndërsa tani, pas një ndërhyrje me byppas, ajo peshon vetëm 40 kilogramë.

Një gjë e tillë ka bërë që ajo të kthehet në anoreksike dhe tashmë rrezikon seriozisht të humbasë jetën. Mjekët thonë se nëse nuk fillon që të hajë rregullisht, 21-vjeçarja mund të jetojë edhe vetëm gjashtë muaj.

Ky rast ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve që t’u shmangen ndërhyrjeve për heqjen e peshës, por edhe të shmangin dietat drastike. frikshëmVetëm dy të rinj shqiptarë në 100 “lëvizin vendit” Petriti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi