Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Familja shqiptare që jeton në dy shtete, dhe flet vetëm me Skype Empty Familja shqiptare që jeton në dy shtete, dhe flet vetëm me Skype

Sat 24 Aug 2013 - 20:05
Autoritetet në Britani i kishin kërkuar Edmond Danushit të kthehej në Shqipëri për të plotësuar dokumentet por me legjislacionin e ri të ndryshuar ai nuk mund të kthehet më në Britani për tu bashkuar me familjen

Daily Mail trajton historinë e Edmond Danushit i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe që kur ishte 18 vjeç. Në 2001 ishte njohur me bashkëshorten e tij, (kur ishin adoleshentë) dhe më pas banonin në juglinje të Londrës me 4 fëmijët e tyre, Elin, 10 vjeçe, Keiren,8, Aliyah,2 dhe Aalissa 10 muajshe.

Ai kishte humbur punën dhe në këto kushte nuk mund të përballonte të ardhurat prej 18.600 paund të nevojshme për të mbuluar shpenzimet e familjes.

Autoritetet në Britani i kishin kërkuar të kthehej në Shqipëri për të plotësuar dokumentet por me legjislacionin e ri të ndryshuar ai nuk mund të kthehet më në Britani për tu bashkuar me familjen.

E shoqja Tereza thotë se po bën të pamundurën që familja të bashkohet dhe i bën apel autoriteteve britanike që të lejojnë të kthehet.

“Është e turpshme mënyra si më ndanë nga familja ime, Askush s’mund të kuptojë dhimbjen që ndjej. Më e dhimbshme është fakti se nuk kam qenë aty kur lindi vajza ime dhe vazhdoj të mos jem atje” - ka thënë Danushi në një komunikim me Skype nga Shqipëria.

Ai tregon se komunikimi me familjen bëhet çdo ditë me skype.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi