Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tre shqiptarë fitues të titullit në tri shtete Empty Tre shqiptarë fitues të titullit në tri shtete

Tue 15 May 2012 - 19:53
Tre shqiptarë fitues të titullit në tri shtete Besart-Berisha-Brisbane-Roar-300x168Sezoni 2011-2012 ka kurorëzuar tre futbollistë shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore. Ata janë: Besart Berisha, Xhehavir Sukaj dhe Isli Hidi, që janë shpallur kampionë në Australi, Iran dhe Qipro. Një sukses i jashtëzakonshëm për këta lojtarë, ku protagonisti absolut i këtij sezoni ka qenë padyshim sulmuesi Besart Berisha. 26-vjeçari shënoi 21 gola në total me Brisbejn Roar, 19 prej të cilëve në sezonin e rregullt dhe 2 në finalen e madhe përballë Perth Glorit.

Në këtë mënyrë, Berisha u bë protagonist absolut, duke i dhënë skuadrës së tij titullin e dytë radhazi në A-League-n australiane, duke vendosur edhe një rekord për gola të shënuar brenda një sezoni të vetëm. Sulmuesi Berisha u rendit i dyti në garën për lojtarin më të mirë dhe ishte në formacionin e vitit.

Suksesin e festoi edhe Xhevahir Sukaj në kampionatin iranian. Sulmuesi u transferua në janar 2012-s te Sepahan Isfahan, duke e ditur që po shkonte te skuadra kampione dhe që ishte sërish pretendente. Ambientimi dhe konkurrenca e madhe brenda skuadrës bënë që hapësirat për 24-vjeçarin të ishin të kufizuara. Megjithatë, me kalimin e javëve, Sukaj e bindi trajnerin Kranjçar dhe gjatë këtyre katër muajve është aktivizuar në 9 ndeshje të ligës me emrin “Kupa e Gjirit Persik” dhe 4 në Champions Ligën aziatike. Në total, sulmuesi arriti të shënonte tre gola, dy në kampionat dhe një në Champions.

Në Qipro festoi edhe Isli Hidi. I mësuar me trofe gjatë karrierës në klubet shqiptare, gardiani ka fituar edhe kampionatin në Ishullin e Afërditës me AEL Limasolin. Portieri kuqezi e ka pasur të vështirë të gjente hapësirat e nevojshme për të luajtur, pasi argjentinasi Degra ishte titullar i padiskutueshëm në klubin nga Limasoli. Hidi e mbylli kampionatin me vetëm një ndeshje të luajtur, por kjo absolutisht nuk mund ta ndalonte 31-vjeçarin që të festonte së bashku me shokët titullin e gjashtë në historinë e klubit qipriot. / Kosova.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi