Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dy të rinj shqiptarë gjenden të vdekur në Itali. Njëri i djegur, tjetri i mbytur Empty Dy të rinj shqiptarë gjenden të vdekur në Itali. Njëri i djegur, tjetri i mbytur

Wed 12 Jun 2013 - 11:33
Brenda pak ditëve në Itali janë gjetur kufomat e dy shqiptarëve të rinj në moshë, 24 vjeç njëri e 21 tjetri
I pari është Daniel Misiraj nga Kurjani i Fierit, rezident në Firence. Kufoma e tij është gjetur e karbonizuar më 5 qershor në ish-kazermën “Gonzaga”.
Sipas forcave të rendit, 24-vjeçari është vrarë me thikë në fyt e më pas është djegur. Hetuesit kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij falë shenjave të gishtërinjve të njërës dorë që i kish mbetur e pashkatërruar nga flakët.
Kufoma tjetër, ajo e 21-vjeçarit Arian Rexha nga Durrësi, është gjetur më 9 qershor në det në San Lorenzo al Mare të Imperias. Rexha bashkë me 2 persona të tjerë ishte pikasur natën mes 2 dhe 3 qershorit teksa përpiqeshin të vidhnin një dyqan. Për t’i shpëtuar policisë djali është hedhur në det në zonën e Prino-s. Kërkimet zgjatën disa ditë, pa asnjë rezultat, deri sa deti nxori kufomën e tij pranë bregut.[flash(http://almakos.com/thumbnail.php?file=lajme/i_riu_235892844.jpg&size=article_medium,500)]http://[/flash]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi