Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, gjenden vrasësit e shqiptares, në pranga njëri prej tyre Empty Greqi, gjenden vrasësit e shqiptares, në pranga njëri prej tyre

Thu 26 Jan 2012 - 15:51
Greqi, gjenden vrasësit e shqiptares, në pranga njëri prej tyre 50734_1SELANIK – Pas hetimeve intensive, policia e Selanikut identifikoi vrasësit e adoleshentes nga Drenova e Korcës dhe të dashurit të saj grek.

Policia arrestoi njërin prej tyre, duke zbardhur edhe skemën e krimit makabër.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, ngjarja e ka zanafillën nga fakti që vajza më herët kishte patur marrëdhënie me një 18 vjecar rom nga Rumania, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ajo krijoi një lidhje të re me djalin grek.

Më 24 dhjetor 2011, djali nga Ksanthi (njëri nga viktimat), pati një grindje me 18 vjecarin rom.

Po atë ditë, në një stacion autobusi në zonën periferike të Dendropotamos, ku ishin të dy të rinjtë, u shfaq 18 vjecari, i cili me një mjet metalik, e goditi djalin në kokë dhe në gjoks duke e plagosur.

Pas pak mbërriti në vend një makinë, që drejtohej nga vëllai i 18 vjecarit, një 23 vjecar, i cili sot është i arrestuar.

Në makinë ndodheshin dhe tre persona të tjerë, dy meshkuj dhe një femër, të cilët i futën me forcë djalin dhe vajzën në pjesën e prapme të mjetit dhe u nisën drejt një destinacioni të panjohur.

Më pas ka ndodhur vrasja e adoleshentëve, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar e të dekompozuar në zonën rurale të Lagadhasë në Selanik vetëm pas një muaji.

I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Selanikut, ku pritet të japë detaje të hollësishme mbi krimin makabër, ndërsa i vëllai i tij, ish i dashuri i vajzës, pas vrasjes është larguar në Itali.

I arrestuari dhe 4 të kërkuarit akuzohen për "vrasje me dashje", "rrëmbim" dhe "shkelje të ligjit mbi armët."
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi