Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekspozohen flamuj të rrallë shqiptarë, njëri prej tyre mbi 106-vjeçar Empty Ekspozohen flamuj të rrallë shqiptarë, njëri prej tyre mbi 106-vjeçar

Sun 8 Jul 2012 - 15:21
Ekspozohen flamuj të rrallë shqiptarë, njëri prej tyre mbi 106-vjeçar A-Flamuri-i-1905-esNë shtëpinë e Kulturës së shkrimtarit të madh “Lagush Poradeci”, në qytetin e Pogradecit, u zhvillua një ekspozitë me flamuj relikë të mbledhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe nga diaspora shqiptare.
Flamujt ishin selektivë për nga vlera dhe rëndësia e tyre historike dhe mosha e madhe të cilën ata kanë. Ata datojnë që nga viti 1905 e deri më 1944. Grumbullimi i flamujve të rrallë u bë i mundur falë koleksionistëve të tyre të mbledhur nga çdo trevë dhe krahine e Shqipërisë si dhe nga e gjithë diaspora shqiptare. Ekspozita u zhvillua ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit në kuadër të aktiviteteve të për 99-vjetorin e Pavarësisë.
Në ekspozitë mori pjesë dhe kryetari i bashkisë së Pogradecit, z.Artan Shkëmbi, ku ndër të tjera ai tha: “ndër më të veçantat dhe kuptimplotet në kuadër të të gjitha aktiviteteve që organizohen në këtë vend për 99-vjetorin e Pavarësisë”.
Në ekspozitën e çelur, vizitori mund të shikojë veç aktit të Shpalljes së Pavarësisë, edhe 25 flamuj kombëtarë që datojnë nga viti 1905 e deri më 1944. Si dhe kartëpostale dhe fotografi të patriotëve, çetave, klubeve dhe shoqërive patriotike, dalë me imazhin e flamurit shqiptar, koleksion kartëpostalesh me flamurin shqiptar e amerikan, flamurin shqiptar në shtypin e viteve 1913-1944, imazhin e flamurit shqiptar në etnokulturën shqiptare (vula buke, furka, pagure, fyej, çorape, qilima, kuti duhani, qëndisje etj), vula origjinale e administratës së Princ Vidit (1914), emblema, stema, dekorata me simbolin e flamurit(1912 – 1944) etj.
Kryetari i Q.M.K.Sh-së, Shpëtim Sala, deklaroi: “historia e lashtë e kombit shqiptar është e shoqëruar nga simboli i shqiponjës. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare i mbijetoi në shekuj sulmeve barbare të armiqve, ai jetoi e jeton në kulturën e popullit shqiptar e në vetëdijen e tij, në tregimet, legjendat, mitet, u skalit në ballin e djepit të fëmijëve, në oxhakun e shtëpisë, në jelekun e burrave, në kuverta e qilima, në sëndyqet ku nuset mbanin pajën, në armët e brezit, në furka e mbi të gjitha, i skalitur kudo për t’u transmetuar brez pas brezi, si një amanet i shenjtë”.
Në këtë eveniment të rëndësishëm përshëndetën dhe figura ët shquara siç ishte ajo e Xhemi Hajredinit, i cili përshëndeti në emër të diasporës shqiptare duke theksuar: “jemi krenarë për këtë trashëgimi të madhe kulturore e të çmuar që kemi. Lum ata që kanë vlera patriotike dhe historike si ne e nuk i harrojnë ato kurrë.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi