Objekte të rralla shqiptare do të ekspozohen nesër në Kosovë
Fri 19 Apr 2013 - 21:20
Tiranë-Objekte të rralla, me vlerë unike për Shqipërinë do të ekspozohen nesër në Kosovë. Këto objekte do të bëhen pjesë e ekspozitës së quajtur "Thesare të Kulturës Shqiptare", aktivitet që do të zhvillohet nga 20 prill deri më 21 gusht. Instituti i Monumenteve të Kulturës do të kujdeset për shoqërimin e ikonave nga Tirana drejt Kosovës, si dhe për kthimin e tyre në vendin e orgjinës.
Qeveria miratoi një ditë më parë vendimin për lejimin e ekspozimit të tyre duke hyrë në kategorinë e objekteve të rralla me vlera unike, bazuar në ligjin për trashëgiminë kulturore. “ Ngarkohen Instituti i Monumenteve të Kulturës "Gani Strazimiri" të kryejë shoqërimin dhe kthimin e ikonave në vendin e origjinës pas mbarimit të veprimtarisë dhe Qendra e Inventarizmit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e lëvizjes së objekteve", thuhet në vendim e qeverisë.
/Shekulli Online/Përgatiti: A.Zh/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi