Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovë, nis nesër regjistrimi i popullsisë Empty Kosovë, nis nesër regjistrimi i popullsisë

Fri 1 Apr 2011 - 1:10
Kosovë, nis nesër regjistrimi i popullsisë Prishtina-njerez
Kosova është bërë gati të fillojë regjistrimin e popullsisë pas plot 30 vitesh. Por, për dallim nga viti i largët 1981, kur popullsia e Kosovës ishte regjistruar si pjesë e popullatës jugosllave, në vitin 2011 situata ka ndryshuar rrënjësisht.
Tani, është shteti i Kosovës ai që do të dijë se sa banorë jetojnë në këto hapësira! Duke filluar nga 1 prilli, për 15 ditë, më shumë se 5 mijë persona do të jenë çdo ditë në terren, në mënyrën tradicionale “nga shtëpia në shtëpi”, për të mbledhur të dhënat për numrin e banorëve, banesave dhe ekonomive familjare.

Statistikat e bëra publike nga Enti i Statistikave të Kosovës tregojnë se janë shtypur më shumë se 300 mijë postera, 400 mijë fletushka dhe fletëpalosje, që kanë për qëllim informimin e qytetarëve, si dhe 5 milion pyetësorë.

Gjatë këtyre ditëve regjistruesit do të kenë me vete 4 lloj formularësh të mbushur me pyetje, që presin përgjigjen e qytetarëve të Kosovës.

Pyetësori individual, ku do të deklarohen të dhënat për çdo individ, duke filluar nga gjinia, mosha, e deri te përkatësia etnike dhe feja. Në këto dy të fundit, individi rezervon të drejtën të mos deklarohet nëse e dëshiron.

Ndërsa të gjithë ata që kanë ndonjë të afërm të tyre e që jeton në mërgim, mund të ofrojnë të dhëna për të dhe në këtë mënyrë mund të dihet se sa banorë jetojnë jashtë Kosovës.

Bashkë me këtë do të ketë edhe formularë ku do të evidentohen të dhëna për ekonomitë familjare dhe të personave të afërm që jetojnë jashtë Kosovës.

Në anën tjetër, për dallim nga pjesa e tjetër e Kosovës, ku puna në terren do të zgjasë 15 ditë, në pjesën veriore të vendit regjistrimi mund të zgjasë më shumë, por duke mos tejkaluar muajin prill.

Kjo është paralajmëruar nga zyrtarët qeveritarë, që sipas tyre “kjo bëhet për të bindur serbët e asaj pjesë që të jenë pjesë e këtij procesi”.

Sipas të dhënave, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, që është më i pranuari nga shqiptarët e Kosovës, në ish-Jugosllavi jetonin më shumë se 1 milion e 700 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre në territorin e Kosovës, që përbënin 77.4 për qind të popullsisë.

Sidoqoftë, që prej 30 vitesh në Kosovë nuk ka patur të dhëna të sakta për numrin e banorëve. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, në vitin 2006 jetonin rreth 2 milionë e 208 mijë banorë.

Prej tyre 92 për qind përbëhet nga shqiptarët, 5.3 përqind nga serbët, ndërsa vetëm 2.7 përqind i takojnë grupeve të tjera etnike. Por, këto të dhëna kanë mbetur vetëm në nivelin e vlerësimeve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi