- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri: 83 % shqiptarë, 57% muslimanë
Sat 8 Dec 2012 - 17:06
Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri: 83 % shqiptarë, 57% muslimanë
INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga regjistrimi i popullsisë dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor.
E shtune 8 Dhjetor 2012 16:19
Top-Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e Regjistrimit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.
Pyetjes në formularin e regjistrimit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka pasur debate të vazhdueshme. 0.87% është numri i atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.
Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Regjistrimi tregojnë se 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndërsa evangjelistë 0.11%.
Rezultatet e Regjistrimit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër Regjistrimit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.
Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishterë, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të Regjistrimit është më e madhe se ajo ortodokse.
Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezultonte se popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Regjistrimi i vitit 2001 ishte 3.069.275.
Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.
Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.
Regjistrimi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuara nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi