Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, fillon derë më derë regjistrimi i popullsisë Empty Kosovë, fillon derë më derë regjistrimi i popullsisë

Fri 1 Apr 2011 - 17:25
Kosovë, fillon derë më derë regjistrimi i popullsisë Kosovamap02resized300x2

Në Kosovë tashmë ka filluar Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave. 4900 regjistrues përgjatë 15 ditëve sa do të zgjas procesi i Regjistrimit 2011, do te trokasin derë më derë dhe të plotësojnë pyetësorët me të dhënat që do të marrin për individët, ekonomitë familjare dhe banesat.
Ata do të mbikëqyren nga 900 kontrollorë, 110 mbikëqyrës dhe 40 inspektorë të shtetit të cilët do të ofrojnë këshillat e nevojshme gjatë punës në terren dhe do të mbikëqyrin punën e regjistruesve.
Misionet Komunale të regjistrimit gjithashtu do të përkujdesen për mbarëvajtjen procesit si tërësi, nëpër komunat përkatëse.
Enti i Statistikave të Kosovës ka bërë gjithë përgatitjet e nevojshme që ky projekt i rëndësishëm të zhvillohet sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare.
Operacioni Monitorues Ndërkombëtar IMO dhe EUROSTAT-i përmes 27 monitoruesve ndërkombëtarë do të përcjellin procesin e regjistrimit gjithandej nëpër Kosovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi