Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Elbasan, pranga vrasësit të Donald Lamces, u vra me automatik në një lokal Empty Elbasan, pranga vrasësit të Donald Lamces, u vra me automatik në një lokal

Fri 23 Mar 2012 - 12:07
Elbasan, pranga vrasësit të Donald Lamces, u vra me automatik në një lokal 36154_109

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në të gdhirë të datës 18 Mars, në fshatin Bujqës të komunës Shirgjan, ku mbeti i vrarë me breshëri automatiku, 20 vjeçari Donald Lamçja.
Sot paradite është arrestuar shtetasi Azmir Lleshanaku, 23 vjec si autor të ngjarjes ku mbeti i vrarë 20-vjecari.

Arrestimi i Azmir Lleshanakut u krye pas arrestimit që iu bë pak ditë më parë kushëririt të tij, Gentian Lleshanaku. Policia dyshon se autori i vrasjes, i ndihmuar nga kushëriri i tij ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Nga burimet zyrtare të Policisë së Elbasanit mësohet se vrasja e 20 vjeçarit Lamçja ka ardhur pas një debati mes autorit dhe viktimës. Pas grindjes me fjalë, autori ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën e krimit dhe pasi i ka kërkuar 20 vjeçarit të dalë jashtë lokalit ku ai po darkonte me disa miq. Më pas ai ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëherëshme.

Në banesën e kushëririt të parë të autorit të vrasjes, 26 vjeçarit të arrestuar, Gentian Lleshanaku, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit, një krëhër me fishëkë automatiku, mjetin me targa te huaja , me të cilin mendohet se asutori është larguar nga vendi i ngjarjes, 13 telefona celularë, si dhe 37 fishekë automatiku.

20 vjeçari, Donald Lamçja u ekzekutua me breshëri automatiku jashtë ambjenteve të një lokali, në fshatin Bujqës, 5 kilometra larg Elbasanit, teksa darkonte me disa miq të tij. Ende nuk dihet vendodhja e autorit të vrasjes së të riut, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Policia bën të ditur se vrasja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi