Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Debatojnë me fjalë, 19-vjeçari ekzekuton bashkëfshatarin me automatik Empty Debatojnë me fjalë, 19-vjeçari ekzekuton bashkëfshatarin me automatik

Sat 26 Nov 2011 - 0:57
Debatojnë me fjalë, 19-vjeçari ekzekuton bashkëfshatarin me automatik Vrasje-makina-policie3-300x173Kurbin, 24 nëntor 2011, NOA - Një 34 vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku, mbrëmjen e të mërkurës, në fshatin Skuraj të rrethit të Kurbinit, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Kastriot Brozi u ekzekutua në qendër të fshatit me breshëri automatiku nga një bashkëfshatar i tij, identiteti i të cilit, nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se autori, ishte një i ri rreth të 19-ave.

Ai kishte debatuar me viktimën dje rreth mesditës, dhe ishin përplasur rishtas në qendër të fshatit, me fjalë të rënda.

Por, ende nuk dihen arsyet e debatit mes 34-vjeçarit Brozi dhe autorit të vrasjes 19-vjeçar.

I riu duket se është ofenduar nga bashkëfshatari i tij, duke shkrehur automatikun mbi 34-vjeçarin Kastriot Brozi.

Pasi e ka lënë të vdekur me disa plumba në trup, autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendngjarja i ndihmuar edhe nga terreni i thyer e malor i fshatit.

Policia rajonale ka nisur operacionin për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

mit/NOA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Debatojnë me fjalë, 19-vjeçari ekzekuton bashkëfshatarin me automatik Empty Re: Debatojnë me fjalë, 19-vjeçari ekzekuton bashkëfshatarin me automatik

Sat 26 Nov 2011 - 12:02
Keta s'kane pike llogjike!!!
Atdhetare jane keta, trradhetare jane keta apo armiq?!
I hengert djalli i hengert, qe nuk mendojne aspak per Atdheun...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi