Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mban peng bashkëfshatarin: Më ngacmonte gruan Empty Mban peng bashkëfshatarin: Më ngacmonte gruan

Tue 21 May 2013 - 17:36
Mban peng bashkëfshatarin: Më ngacmonte gruan Policia%20shqipriKorçë - Një lidhje jashtëmartesore i ka kushtuar shtrenjtë një të riu, i cili përveç se ka rënë në duart e bashkëshortit të së dashurës së tij, është dhunuar edhe është mbajtur peng. Kjo ndodhi të dielën në fshatin Bezmisht të komunës Pustec në Korçë. Fqinjët e çiftit e kanë dëgjuar të izoluar në garazhin e makinës në shtëpinë e Kiço Mihalit.

Ata kanë mundur të prishin qepenat e garazhit dhe ta nxjerrin që aty. I riu, me inicialet I.Ç. mosha e të cilit është 25 vjeç, ka denoncuar aktin dhe ka dhënë shpjegimet e tij në policinë e Korçës. Pasditen e së dielës ai ka shkuar në banesën e së dashurës për tu sqaruar me të dhe për të vijuar lidhjen, por ajo e ka “tradhtuar”.

Gruaja ka zgjuar bashkëshortin dhe ky i fundit ka kapur të riun, e ka futur në shtëpi dhe e ka masakruar me grushte dhe mjete të forta. Bashkëshorti i të dashurës së të riut njihet si person me probleme mendore, ndaj policia, edhe pse i ka ngritur akuzë, po e heton në gjendje të lirë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi