Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Tue 26 Feb 2013 - 22:38
Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Dhune_ndaj_nje_gruaje1

Prej 22 ditësh, një vajzë është rrëmbyer dhe më tej është mbajtur peng nga një person, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.

Burime zyrtare të policisë locale, bëjn me dije se rrëmbyesi i vajzës me iniciale Dh.L, është Mirash Kolaj.

"I dyshuari Mirash Kolaj e ka mbajtur vajzën peng për rreth 22 ditë
rresht duke kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë", thonë burime
zyrtare të policisë.

Pas opercionit të pasdites së sotme policia ka arritur ta çlirojë
vajzën e rrëmbyer si dhe të arrestojë pa rezistencë të dhunshme
rrëmbyesin e dyshuar 36 vjeçar Mirash Kolaj.

Policia tha se i dyshuari akuzohet për marrëdhëni seksuale me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Re: Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Tue 26 Feb 2013 - 22:40
o keto kane bo shtet mrena shtetit dikure Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej 2585209286


Edituar për herë të fundit nga Tironci në Tue 26 Feb 2013 - 22:47, edituar 1 herë gjithsej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Re: Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Tue 26 Feb 2013 - 22:46
Jo po dhunohen nga qejfi sepse u pelqen dhuna do thone Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej 2585209286
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Re: Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Wed 27 Feb 2013 - 12:12
I premton martesë, por e dhunon dhe e mban peng për 22 ditë në sy të bashkëshortes së tij

Policia e Lezhës ka arritur të shpëtojë një vajzë që mbahej peng prej 22 ditësh në Mirditë. Vajza 21- vjeçare ishte raportuar si e humbur 22 ditë më parë.

Por vajza me inicialet Dh.L, në fakt kishte rënë pre e një 27 vjeçari, të quajtur Mirash Kolaj, nga Blinishti.
Ai i ka premtuar vajzës martesë, por pasi e ka marrë atë nga shtëpia, ajo ka zbuluar se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

Kolaj e ka dërguar atë në një banesë dhe për 22 ditë me radhë e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas denoncimit të prindërve, policia ka arritur të lirojë vajzën. Dëshmitarët thonë se ai e dhunonte vajzën çdo ditë, ndërkohë që dhunonte edhe të shoqen e tij, për të mos treguar.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty I premton martesë por e përdhunon dhe e mban peng në shtëpi në prani të gruas tjetër

Wed 27 Feb 2013 - 15:15
Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Vajza1Një 21-vjeçare nga fshati Mirdita mendoi se kishte gjetur princin e Kaltër por shumë shpejt dashuria që ndjente për të u kthye në mankthin më të madh të jetës. Historia e trishtë nis me një propozim për martesë dhe vajza me inicialet Dh.L pranon të largohet nga shtëpia me të dashurin e saj 36 vjeçarin Mirash Kolaj nga fshati Blinisht por pa e ditur se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.
Për afro një muaj vajza u mbajt peng në shtëpi ndërsa mbi të u ushtrua dhunë fizike, psikologjike si dhe marrdhënie seksuale me dhunë per 22 dite rresht.
Pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e vajzës policia, ajo u gjet në banesën e Mirash Kolajt, ndërsa mësohet se 36-vjeçari kishte ushtruar dhunë e presion edhe ndaj bashkëshortes së tij për të mos denoncuar rastin./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Re: Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Wed 27 Feb 2013 - 16:52
"I premton martesë por e përdhunon dhe e mban peng në shtëpi në prani të gruas tjetër"
me
"Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej"

temat bashkohen
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Re: Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Fri 1 Mar 2013 - 15:11
Gruaja e pengmarrësit: “Më detyronte të flinin treshe, kam “ngrënë” grushta që të heshtja”
Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Mirash
Pas dëshmisë së 23 vjecares Dhurata Lleshi, e cila u mbajt peng për 22 ditë nga 37 vjecari Mirash Kolaj dhe u detyrua që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe gruan e tij, ka folur edhe kjo e fundit e cila ka jetuar edhe ajo mes dhunën e presionit.
Edhe pse ka me të një vajzë 3 vjeçe. Aranisa nuk dëshiron që t’ia përmendësh më emrin e bashkëshortit të saj, që aktualisht gjendet pas hekurave. “Mirashi i ka prezantuar femrat e shtëpisë: Gruaja, vajza dhe… gruaja e ardhshme. “Nuk kam qenë në asnjë moment dakord, jam ngritur në ajër prej flokësh dhe kam ngrënë grushte kokës për të mos hapur gojë. Sapo e solli në shtëpi nisa që t’i bërtisja se çfarë po bënte, a ishte në rregull nga trutë, por Mirashi ma ngjeshi me grusht. Unë doja të ikja menjëherë. Mendova aq më mirë që po sjell një femër tjetër në shtëpi, veç të ikja unë nga ai, të divorcohesha. Por Mirashi nuk më la. Më thoshte se isha gruaja e tij dhe ashtu do të isha gjithnjë. Ka qenë një natë e gjatë sherri që ka vijuar për 3 javë me radhë”, ka rrëfyer ajo në një intervistë mediatike për atë natë shkurti.
Edhe pse nuk pranon që të japë detaje rreth jetës së përbashkët seksuale gjatë 22 ditëve të bashkëjetesës, Aranisa pranon që ka qenë e detyruar të flenë të tre në të njëjtin krevat. “Nuk di të them nëse e ka rrëmbyer apo jo, por kur vajza mirditore erdhi në shtëpi, ajo u befasua që Mirashi ishte i martuar me mua dhe kishte vajzë 3 vjeç. I kërkoi që ta kthente në shtëpi, por ai nuk pranoi. Nuk kam ndonjë gjë me atë vajzë, pasi të dyja e kemi pësuar nga Mirashi. Ajo e kapi shpejt situatën dhe nisi të sillej urtë, e mbyti frika. Ndërsa unë nuk duroja dot më dhe i bërtisja Mirashit, ndaj ai më rrihte më tepër mua se sa 21-vjeçaren”, rrëfeu ajo./alb-observer.com/
Sponsored content

Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej Empty Re: Mirditë, lirohet vajza që mbahej peng dhe dhunohej

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi