Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen Empty Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen

Fri 25 May 2012 - 19:02
Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen 54751ATHINE - Greqia mund të njihet si djepi i qytetërimit perendimor, por një nënë e re është përballur me veprimin ekstrem antiqytetërim.

Bëhet
fjalë për maternitetin ‘Helena Venizelou’ në Athinë ku gruaja e quajtur
Anna lindi beben pas një operacioni cezarian, por spitali kërcënoi se
nuk do t’ja jepte fëmijën nëse nuk paguante detyrimet ndaj
maternitetit.

Nëna që jeton në një shtëpi të shkatërruar në
qytetin bregdetar Loutsa theksoi se nuk kishte 1 500 dollarë të paguante
për shërbimin që i bëri spitali dhe u tmerrua sepse administrata e
kërcënoi se nuk do t’ia jepte fëmijën. Të njëjtin kërcënim ajo thotë se e
përjetoi 20 muaj më parë, me beben tjetër. Falë një telefonate që kreu
një anëtar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, pikërisht
doktoresha Katerina Stypsanelli, nëna mundi të dalë nga spitali se
bashku me beben duke u lejuar të paguante me këste mujore lindjen e
bebes.

Stypsanelli tha se cështja e Annas nuk ishte e para,
shkruan britanikja DailyMail. Sipas saj, i njëjti spital bëri të njëjtin
kërcënim dhe me një grua jetër dhjetorin e vitit të kaluar duke i
deklaruar se duhet të gjente patjetër paratë nëse duhet të lindte
fëmijën në këtë maternitetet.

Drejtori i spitalit, Nikos
Faldamis theksoi se nuk ka patur kërcënime si ato që
pretendon nëna.”Materniteti nuk është një dyqan ku ne të mbajmë peng
unazën”, tha ai.

Por, figura e këtij materniteti është njollosur
dhe njëherë kur një cifti shqiptar që jetonin në Greqi iu grabit
foshnja e sapolindur nga një grua greke. Ngjarja ndodhi në muajin Shkurt
të vitit 2010 kur Brunilda Shqutit nga Lezha iu rrëmbye fëmija nga një
punonjëse e maternitetit. Fëmija u gjet në gjendje të mirë në banesën e
infermieres.

(danielabonollari/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi