Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Concordia”, gjenden 4 trupa, mes tyre dhe një 5-vjeçare Empty “Concordia”, gjenden 4 trupa, mes tyre dhe një 5-vjeçare

Wed 22 Feb 2012 - 18:21
“Concordia”, gjenden 4 trupa, mes tyre dhe një 5-vjeçare 51627GIGLIO - Autoritetet italiane bënë të ditur se në pjesën e përmbytur të anijes Concordia janë gjetur sot trupat e pajetë të 4 pasagjerëve që rezultonin të zhdukur, mes të cilëve edhe vajza 5-vjeçare, Dayana Arlotti.
Mësohet se zbulimi i këtyre trupave u bë i mundur pasi skuadrat e kërkimit arritën të depërtonin në disa pjesë të përmbytura, ku nuk kishte akses më parë.

5-VJEÇARJA NË KROCERË ME TË ATIN
Ky udhëtim duhet të ishte një moment relaksi dhe lehtësimi për babain e vogëlushes Dayana Arlotti, i cili kishte menduar të festonte me vajzën e tij fitoren me sëmundjen dhe përballimin me sukses të dy transplanteve të vështira.

Ishte si një rilindje për 36-vjeçarin Williams Arlotti, që nuk zgjati shumë pasi u shua bashkë me vogëlushen e tij në fund të detit. Dëshimtarët tregojnë se vajza kishte rrëshqitur në pjesën e përmbytur të anijës dhe i ati ishte hedhur në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, por nuk e arriti qëllimin për shkak të kushteve të tij fizike. Ai nuk arriti të dilte nga uji bashkë me vajzën e tij.

NGJARJA
Anija “Costa Concordia”, me 4 200 persona u përplas me shkëmbinj nënujorë dhe u fundos në ujëra të cekëta në 13 janar të këtij viti. Kapiteni i anijes, Francesco Schettino po përballet në gjykatë me akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe të braktisjes së mjetit në vështirësi.

(er.nu/BalkanWeb)
“Concordia”, gjenden 4 trupa, mes tyre dhe një 5-vjeçare Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi