Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjenden ne shkretetiren e Sirise rrenoja te mistershme 10.000 vjecare Empty Gjenden ne shkretetiren e Sirise rrenoja te mistershme 10.000 vjecare

Sat 30 Jun 2012 - 16:03
Gjenden ne shkretetiren e Sirise rrenoja te mistershme 10.000 vjecare Circle_and_tombNje qytet misterioz shtrihet nen shkretetirat e Sirise, nje qytet qe mendohet te jete shume i vjeter, madje edhe me i vjeter se piramidat.

Por duke marre parasysh gjendjen ne Siri, per arkeologet eshte nje pengese qe te arrijne te deshifrojne misteret e ketij qyteti te ri te zbuluar.

Fragmente te pajisjeve te punes te gurta, rretha apo vija me gure qe duken ne toke, dhe madje edhe te dhena per varre duket se jan shfaqur ne shkretetire shume prane manastirit antik te Deir Mar Muds, qe ndodhet 50 milje ne veri te Damaskut. Te dhenat jane dhene nga arkeologu Robert Mason i Muzeut Royal Ontario.

Ai i quajti zbulimet e bera me emrin "Syria's Stonehenge".

"Ishte e mrekullueshme. Ishte e pabesueshme." - tha Mason gjate nje prezantimi ne Muzeun Semitik ne Universitetin e Harvradit.

Ai e beri kete zbulim gjate nje udhetimi qe kishte bere ne vitin 2009 dhe do te ishte shume i lumtur qe te rikthehej dhe te bente kerkime te metejshme ne ate shkretetire ne Siri.

Megjithate ai eshte i ndrgjegjshem qe per shkak te konflikteve rajonale, ky udhetim eshte pothuajse i pamundur.

"Ky eshte nje zbulim qe ka nevoje per me shume punime dhe me shume kerkime dhe une nuk e di nese do te jete e mundur kjo."

Vete manastiri, i quajtur gjithashtu edhe Manastiri i Saint Moses the Abyssinian, eshte ndertuar nga fundi i shekullit te katert apo ne fillim te shekulit te peste. Megjithate, sipas mendimit te Mason ky manastir eshte shume me i ri se gjetjet qe kishte bere ai ne shkreterire. Megjithe vjetersine e manastirit, misteri i zbuluar nga Mason ne shkretetire eshte shume me i vjeter.

Pjeset e veglave qe Mason gjeti aty prane sugjerojne qe misteri i zbuluar ne shkretetire mund te jete nje prej me te vjeterve ne histori.

Zbulimi mund te datoje qe ne kohen e Periudhes Neolitike apo qe nga Epoka e Bronzit, qe do te thote 6000 deri ne 10000 vjet me pare. Ky eshte nje zbulim jashtezakonisht i madh pasi nese eshte e vertete, ky qytet eshte edhe me i lashte se piramida me e vjeter e Egjiptit.

Piramida me e vjeter e Egjiptit, qe eshte Piramida e Gizes, eshte ndertuar rreth 4500 vjet me pare.

Shkretetira rreth e rrotull manastirit nuk eshte aspak nje vend i gjelberuar, dhe Mason me shaka tha: "Eshte shume interesante nese ju pelqejne guret dhe shkembinjte."

Megjithate, sipas shpjegimit te arkeologeve ajo zone do te kete qene shume me e gjelber ndonje mijevjecar me pare.

Mason deshiron shume qe te shkoje tek manastiri dhe te mund te germoje nen altarin kryesor te kishes, pasi ai eshte i bindur qe do te gjeje aty hyrjen per tek varreza te nendheshme atje.

Ai gjithashtu shpreson qe nje dite te mund te kthehet tek formacionet e gurta qe ai gjeti ne shkretetire te cilat si u tha me pare ai i pagezoi me emrin “Syria’s Stonehenge.”infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi