Legjenda e futbollit në moshën 86-vjeçare bën “gol” me një 36 vjecare
Mon 6 May 2013 - 13:46
86 vjecari Alfredo Di Stefano, legjenda e futbollit argjentinas dhe simboli i gjallë i Realit të Madridit, duket se nuk ka harruar “të shënojë” as në këtë moshë. Ish-futbollisti i rekordeve me “Los Blancos”, i mbetur i ve prej 8 vjetësh, ka vendosur të martohet sërish dhe e përzgjedhura e tij është 50 vjet më e re se ai. Mediat raportojnë se ai do të shkojë në altar me kostarikanen, Gina Gonzales 36 vjec, shumë shpejt.
“Parashikojmë një martesë të shpejtë. Sa më shpejt, aq më mirë. Brenda dy javësh, maksimumi 1 muaji do të martohemi, qoftë në kishë apo tek organet civile”, deklaroi Di Stefano për mediat spanjolle.
Bukuroshja 36-vjeçare punon për Realin e Madridit, ku Alfredo është president nderi dhe të dy janë njohur kur ai po punonte për biografinë e tij. Në përfundim të biografisë të dy ishin aq të lidhur sa refuzuan të ndaheshin, ndërsa së fundmi vendosën që të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Ai është shprehur se në këtë inisiativë janë kundër fëmijët por atij nuk i intereson kjo gjë. “Unë jam i dashuruar me Ginan sepse kam zemrën e një të riu dhe nuk më intereson se cmendojnë fëmijët e mi”, deklaroi Di Stefanoi cili në vitin 2005 ish- pësoi një infarkt, ndërsa vuan edhe nga diabeti./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi