Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plakja e trurit nis që në moshën 45 vjeçare Empty Plakja e trurit nis që në moshën 45 vjeçare

Fri 6 Jan 2012 - 14:48
Funksionet e trurit fillojnë të përkeqësohen që në moshën 45-vjeçare, informoi një studim i publikuar të premten në “British Medical Journal”.Universiteti i Londrës realizoi një kërkim, në bazë të së cilit u pa një rënie prej 3,6% e aftësive të arsyetimit midis grave dhe meshkujve të moshës 45-49 vjeç. Studimi u krye duke analizuar kujtesën, fjalorin dhe aftësitë për të kuptuar tek 7 mijë burra dhe gra të moshës 45-70 vjeç, të monitoruar në mënyrë konstante gjatë dhjetë viteve të fundit.Shoqata e Luftës kundër Alzaimerit u shpreh se përfundimi mund të ndihmojë për të kuptuar se si fillojnë të ndryshojnë funksionet e trurit e duke bërë kështu më të lehtë diagnostikimin e gjendjes së quajtur dementia. Në bazë të kërkimeve të mëparshme, vlerësohej se kapaciteti i trurit fillonte të pësonte rënie vetëm pas moshës 60-vjeçare. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi “plakja” e tij nis që në moshë të mesme.
“Me këto shifra në dorë, studimet e ardhshme duhet të fokusohen tek ata që kanë një rënie të kapacitetit mendor me të lartë se mesatarja. Kjo mund të bëjë që sëmundje si alzaimer, dementia apo parkinsoni të zbulohet që në hapat e tyre të parë, duke e bërë kështu më të lehtë përmbajtjen e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke patur parasysh që popullsia e re në moshë është shumë e ekspozuar ndaj këtyre sëmundjeve për shkak të rënies së aktivitetit fizik e shtimit të duhanpirësve e alkolistëve”, shprehet Archana Singh-Manoux, një eksperte franceze që mori pjesë në studim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi