Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të diplomohesh në moshën 89-vjeçare Empty Të diplomohesh në moshën 89-vjeçare

Sat 7 Jun 2014 - 18:25
Të diplomohesh në moshën 89-vjeçare John%20kupchella
Nuk është kurrë vonë për të studiuar dhe për të përfunduar shkollën!

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore i quajtur John P. Kupchella ka marrë diplomën e shkollës së mesme në moshën 89-të vjeçare. Atij iu desh të largohej në vitin e dytë të shkollës së mesme nga gjimnazi ku ishte regjistruar në Pensilvani, për t’i ardhur në ndihmë mamasë së tij pasi kishin probleme ekonomike.

"Unë isha i gatshëm të bëja gjithçka për nënën time, pasi kushtet ishin të tilla dhe ndihma ime ishte shumë e nevojshme që ajo mos të kishte më telashe me paratë. Më pas, detyra patriotike më thërriste dhe u detyrova të shkoja në luftë duke hequr dorë përfundimisht nga shkolla,"- tregon 89-vjeçari.

Kupchella iu bashkua ushtrisë amerikane duke shërbyer si ushtar në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk u largua më prej saj për 70 vitet e ardhshme.

Ai është një ndër studentët e parë që mori një diplomë nderi në gjimnazin e Luginës së Blacklick nëpërmjet operacionit "Mirënjohje" të programit federal.

Raste të tilla si Kupchella janë për t’u admiruar.

/Shekulli Online/S.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi