Gjenden monedha 1000 vjecare ne Australi
Fri 14 Jun 2013 - 1:06
Pese monedha bakri dhe nje harte pothuajse 70 vjecare me nje "X" mund te cojne ne nje zbulim te madh.
Shkencetari Australian Ian McIntosh, ka planifikuar nje ekspedite per ne korrik qe ka bere shume te flase komunitetin arkologjik. Ai do te vizitoje vendin ku jane gjetur pese monedhat ne vitin 1944, dhe qe jane verifikuar te jene 1000 vjecare, duke hapur mundesine keshtu qe udhetues nga vende te largeta te kene arritur ne Australi shume me heret nga sa ne kemi menduar deri tani.
Ne vitin 1944, gjate Luftes se Dyte Boterore, ishujt Wessel, nje grup i pabanuar ishujsh ne Australi, ishte bere nje pozicion strategjik per te mbrojtur vendin.
Ushtari Australian Maurie Isenberg ishte vendosur ne nje prej ishujve dhe kalonte kohen e lire duke peshkuar.
Nderkohe qe qendronte ne rere duke peshkuar, ai zbuloi disa monedha ne rere. Ai nuk ia kishte idene se nga vinin por i mori dhe i futi ne nje kuti.
Ne vitin 1979 ai 'rizbuloi thesarin e tij' dhe vendosi t'i dergonte monedhat ne ne muze qe te identifikoheshin. Ato u vleresuan si 1000 vjecare.
Pa e kuptuar mire se cfare thesari kishte ne dore, ai shenoi ne nje harte nje "X" qe te mos harronte vendin ku i kishte gjetur.
Monedhat ngrejne disa pyetje shume te rendesishme:
1. Si perfunduan monedhat 1000 vjecare ne nje plazh te larget te nje ishulli ne Australi?
2. A kishin arritur eksploratoret nga vende te largeta ne brigjet e Australise shume me heret se James Cook?
Ne dime qe kapiteni Cook nuk ishte i pari qe ka shkelur ne brigjet e Australise. Ne 1606 nje eksplorues me emrin Willem Janszoon ka arritur ne gadishullin Cape York, dhe disa vjet me vone edhe detari Dirk Hartog.
Megjithate, asnje prej eksploruesve nuk e kuptuan qe kishin zbuluar kontinentin jugor, qe eshte pershkruar si nje kunderpeshe ndaj masave te tokave ne hemisferen veriore ne shume harta te botes ne ate kohe.
McIntosh dhe ekipi i tij i historianeve, arkeologeve, gjeomorfologeve Australiane dhe Amerkikane thone se pese monedhat datojne ne vitet 900 deri ne 1300.
Ato jane monedha Afrikane nga ish sulltanati Kilwa, qe tani eshte nje rrenoje ne nje ishull ne Tanzani.
Kilwa nje here e nje kohe ishte nje port i lulezuar tregtar nga shekulli i 13 ne shekullin e 16.
Tregtia me flori, argjend, perla, parfume, qeramika Persiane dhe prcelane Kineze e beri qytetin nje prej atyre me me shume influence ne Afriken Lindore ne ate kohe.
Monedhat prej bakri ishin te parat e prodhuara ne Afriken sub Sahariane dhe sipas McIntosh jane gjendur vetem dy here jashte Afrikes; nje here ne Oman dhe zbulimi i Isenberg ne vitin 1944.
Monedhar e vjetra kane nje vlere te pacmueshme arkeologjike.
Nje variant tjeter eshte qe monedhat te kene dale ne breg pasi nje anije eshte mbytur.
Kur Isenberg zbuloi monedhat, ai gjeti gjithashtu kater monedha qe qe datonin ne vitin 1690, ku eksploruesit e pare kane arritur ne Australi.
McIntosh shpreson te mund tu pergjigjet disa prej mistereve gjate ekspedites se tij ne Ishujt Wessel ne korrik. Kjo nuk ka lidhje vetem me eksplorimin e plazhit qe ishte shenuar me "X" ne harten e Isenberg. Ai do te kerkoje gjithashtu nje shpelle sekrete per te cilen flasin legjendat Aborigjene.
Kjo shpelle supozohet te jete prane plazhit ku Isenberg gjeti monedhat.
Nese McIntosh dhe ekipi i tij gjejne ato qe po kerkojne, do te ishte jo vetem nje zbulim i jashtezakonshem arkeologjik, por do te ndryshonte edhe disa pjese te historise.infoalbania.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi