Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Monedha shqiptare Empty Monedha shqiptare

Wed 20 Apr 2011 - 12:41
Monedha shqiptare Lekc

Leku është valuta zyrtare e Shqipërisë. Kjo kartmonedhë që përdorim daton me ardhjen në fuqi të qeverisë së Zogut. Njësia monetare e Republikës së Shqipërisë quhet "Lek", sipas heroit Aleksandri i Madh, i cili në vegjëlinë e tij jetoi në zonën e Matit (në Shqipërinë e sotme Veriore). Kjo vërtetohet lehtë, pasi aty ekziston miti i "Lekës së Madh". Monedha e Shqipërisë LEKU, doli për herë të parë në vitin 1925.

Studiuesit vunë re se gratë e Shqipërisë së Veriut (Shkodër, Mat e verilindje) me monedha të vjetra formonin varëse, të cilat i vendosnin rreth e përqark kokës dhe quheshin si hajmali, pra, fatsjellëse. Interesante ishte se ato quheshin "monedhat e Lekës". Në fakt, një pjesë shumë e vogël ishte e periudhës së Aleksandrit të Madh. Bankierët e parë shqiptarë, vendosën ta emërtonin kështu monedhën kombëtare, pasi emri i saj ishte i lashtë si dhe për të ruajtur mitin e Lekës së Madh.

Hedhja në qarkullim e lekut lidhet me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, si Instituti i Emetimit të Parasë. Për kushtet historike të asaj kohe, Banka Kombëtare e Shqipërisë u krijua më 2 shtator 1925 në Romë. Krahas së drejtës ekskluzive për emetimin e kartëmonedhave, kësaj banke iu rezervua edhe e drejta e emetimit të monedhave metalike. Emetimet e para të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, ndodhen në muajt e fundit të vitit 1925. Në atë periudhë 1lek ishte i barabartë me 0.2 franga ar. Gjatë vitit 1926, u emetuan tre kartëmonedha me tre vlera, të barabarta me 5 franga ar. Në njërën faqe të këtyre kartëmonedhave ishin gërmat, firma dhe vula, kurse në faqen tjetër shpalosej vizatimi i një ure veneciane. Duhet përmendur fakti, se të gjitha shkrimet ishin si në gjuhën shqipe, ashtu dhe në atë italiane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi