Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Monedha Shqiptare” në Prishtinë  Empty Monedha Shqiptare” në Prishtinë

Sat 24 Nov 2012 - 11:35
Monedha Shqiptare” në Prishtinë  MONEDHA-skipetare

Historia ndër vite e monedhave dhe kartmonedhave shqiptare është paraqitur të premten në Muzeun e Kosovës, në ekspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, me rastin e 100-vjetori të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, pasi vlerësoi politikën momentare të Bankës së Shqipërisë, tha para të pranishmëve se ekspozita në fjalë paraqet një pjesë të historisë së shtetit shqiptar.

”Kjo ekspozitë është e veçantë për shkak se si e tillë, jo vetëm që pasqyron monedhën shqiptare, por flet mjaft, në mënyrë të fuqishme edhe për historinë e shtetit shqiptar”, u shpreh Gërguri.

Në çdo monedhë dhe kartmonedhë shqiptare qëndron një mesazh dhe një tregim që shpreh vlerat dhe sakrificat ndër shekuj të popullit shqiptar, tha me këtë rast guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

“Mesazhi që na jep tregimi i parasë shqiptare sot përmes Ismail Qemalit, i cili qëndron në monedhën 500-lekëshe, na thotë se ai së bashku me patriotë të kombit, ditën të rreshtin të gjithë kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet e të na japin rezultate të jashtëzakonshme”, nënvizoi Fullani.

Në kuadër të kësaj ekspozite, zoti Fullani i ka dhuruar Muzeut të Kosovës një seri monedhash të cilat janë emetuar nga Banka e Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Seria në fjalë përbëhet prej tre monedhash. Në monedhën 200-lekëshe prej ari është portreti i Ismail Qemailit; në atë 10-lekëshe të punuar prej argjendi është Akti i Pavarësisë së Shqipërisë; ndërsa në monedhën 50-lekëshe prej metali janë dy duar të bashkuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi