Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Itali, shqiptarja humb jetën në lumë, kërkonte fëmijën e mbytur Empty Itali, shqiptarja humb jetën në lumë, kërkonte fëmijën e mbytur

Fri 1 Jul 2011 - 17:51
Një grua kosovare humbi jetën, duke u munduar ta shpëtojë fëmijën e saj që kishte rënë në lumin Oglio në provincën e Bergamos, ku dy familje kosovare kishin shkuar për ta kaluar një pasdite çlodhëse.
Vogëlushi 12-vjeçar, Ermal Zeneli kishte rënë në ujë dhe nëna e tij, Merheme, pa marrë parasysh rrezikun dhe, megjithëse nuk dinte të notonte, ishte vërsulur drejt fëmijës së saj, që po rrëmbehej nga uji. Ishin pa rezultat përpjekjet për t’i shpëtuar.
Familja Zeneli, prindërit dhe tre fëmijët, ishin bashkuar prej pak kohësh në Itali, pasi kryefamiljari kishte jetuar për disa vjet vetëm në Bergamo, ku punon si murator. Po planet e thurura për të ardhmen u shkërmoqën, të fshira nga rrjedha e ujit.
Çdo vit në Itali vdesin 400 persona nga mbytja. Verën e kaluar, pikërisht në këtë pjesë të lumit Oglio janë regjistruar disa viktima, kryesisht të huaj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Itali, shqiptarja humb jetën në lumë, kërkonte fëmijën e mbytur Empty Re: Itali, shqiptarja humb jetën në lumë, kërkonte fëmijën e mbytur

Fri 1 Jul 2011 - 17:52
Më preku ky lajm i trishtuar Itali, shqiptarja humb jetën në lumë, kërkonte fëmijën e mbytur 482245
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi